Tiranë, kapet Ferhati, i shumëkërkuari për trafik droge

anazapta

Seksioni i Antidrogës arrestoi mesditën e djeshme një person të shumëkërkuar për trafik droge. Zamir Ferhati, 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “moskallëzim krimi”, u ndalua pasi Gjykata për Krimet e Rënda, me vendim nr. 1, datë 12 janar 2009 dhe me urdhër prokurorie në vitin 2012, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Në gjendje të lirë do hetohet Migert M., 27 vjeç, që u kap me një sasi të vogël hashashi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *