Dy persona u morën nën akuzë për sulm ndaj një infermiereje dhe ndërtim i paligjshëm, ndërsa një grua dhunohej nga bashkëjetuesi. Nën hetim në gjendje të lirë u mor V. D., 53 vjeç, banues në Pojan, i cili u denoncua nga infermierja e zonës se e ka fyer dhe kërcënuar në krye të detyrës. Kurse M. M., 31 vjeç, banues në Lushnjë, akuzohet se ka thyer urdhrin e gjykatës që kishte pezulluar ndërtimin e një objekti në lagjen “Loni Dhamo”. Policia mori në mbrojtje edhe B. Xh., 31 vjeçe, që dhunohej nga bashkëjetuesi 32-vjeçar.
