Në gusht të 2013-s, Facebook kishte mbi 82 milionë përdorues në Indi. Por kohët e fundit, numri i përdoruesve është rritur me një ritëm që i ka befasuar edhe vetë drejtuesit e rrjetit social. Javier Olivan, zyrtar i Facebookut, tha për India Economic Times se atje ka 100 milionë përdorues aktivë mujorë, 84 për qind e të cilëve e përdorin rrjetin nëpërmjet telefonave mobilë.
Megjithatë, indianët duket se nuk do të ndalen këtu, pasi pritet që numri i përdoruesve të arrijë
në 250 milionë gjatë këtij viti.
Gjithashtu, rritje ka shënuar edhe numri i përdoruese të WhatsApp-it, i cili ka arritur në 40 milionë.

lubi jane…