Mesazhet e trishta të një SMS-je

anazapta

Një televizion informativ ka bërë publik  një  sms në celularin e një deputeti, ku një mik i kërkonte si nder që të bisedonte me një koleg deputet të Elbasanit, që ky i fundit më pas të ndërhynte tek një pedagoge e universitetit në këtë qytet, që t`i jepte provimin së bijës studente. Në rreshtin e fundit, miku i premtonte deputetit se ky do ishte nderi i fundit që do i kërkonte. Afërmendsh, nuk do i kërkonte nesër fjala vjen, që të bijën që ka marrë shkollën e lartë me mik, ta fuste në ndonjë punë. Por kjo nuk ka gjasë të mos ndodhë.

Dhe ky është një nga mesazhet e trishta që përcjell ajo lloj sms-je. Për një vend si i yni, është bërë mëse normale që shkolla të merret ose me para ose më mik. Vëreni me vëmendje: babai nuk sforcohet të edukojë të bijën që të mësojë e ta merr me mund e djersë shkollën, por hidhet tek miqësitë pa iu dhimbsur as vetja e as vajza, teksa zgjedhin ta trukojnë me një diplomë injorancën e pandershmërinë. Dhe ja ç`ndodh më pas: vajza e merr shkollën me mikun e fortë deputet; më pas po kështu fiton dhe një vend pune.

Por duke mos e patur me meritë atë vend a post, zgjedh ta mbajë e të përfitojë prej tij duke u bërë ajo “mik” për të tjerët, të cilët po ashtu si ajo preferojnë të zgjedhin “mikun” në vend të meritës, për të fituar e marrë atë që nuk u takon. Dhe kështu, hallkë pas hallke, formohet zinxhiri i absurdit të kësaj shoqërie, ku gënjeshtra, pandershmëria, padrejtësia, amoraliteti, abuzivizmi, zhvatja e futja në xhep e asaj çfarë nuk është e jotja, shndërrohet më pas në një sistem jete, ku çmenduritë e llojllojshme, me pamje e forma nga më të ndryshmet, për shkak të përhapjes në mase, vjen një moment e fitojnë statusin e normales. A nuk ka ndodhur kështu me ne?!      

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Po per kete fenomen kush e ka fajin Janullatosi????
    Ah popull i mjere, gjithmone e ke kerkuar problemin tend tek fqinjet, nderkohe qe e ke ne gjakun tend prej qindra vitesh.

  • C m e n d u r i e ngritur ne “arte”. Morali:
    O moj Shqipni e mjera Shqipni
    Kush te ka qytur me krye ne hi?

    • Nga shkrimi dhe pikat cuditese ne fund te cdo fjalje pa lidhje o Flahamut Noka. Dhe emrin e ka PD ne fillim te sms, ngjitur me oren. Kokerr injorantash.

      • 10:09 PD duket me teper sistem 12-oresh, ndoshta eshte ParaDite. [Pasdite, se kam idene si e kane tel. shq.]

  • Kjo eshte shqiperia. Deputete, ministra, politikane qe nderhyjne deri tek provimi ne universitet. Sa njerez te vegjel dhe pa dinjitet!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *