Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka kritikuar fushën e stadiumit Vicente Calderon pas eliminimit nga Atletico Madridi.
Barça pësoi disfatë me rezultat 1-0 me golin e Kokes dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve, por Alves refuzon të pranojë se ishte humbje e drejtë.
“Nuk ishte çështje dëshire, ata luajnë me armët e tyre duke e lënë fushën shumë, shumë të thatë”.
“Ata e dinë se kjo dëmton lojën tonë sepse ngadalëson lojën tonë. Dhe për planin e tyre, kjo ishte e përkryer sepse ata me topa të gjatë sulmuan, luftuan dhe kundërsulmuan”, ka thënë Alves
