Gjenden 2 vajzat e zhdukura lezhjane

anazapta

Dy vajza të reja që ishin denoncuar të humbura nga prindërit e tyre dhe që dyshohej se ishin mashtruar për qëllime trafikimi, u kapën teksa përpiqeshin të udhëtonin me tragetin e linjës Durrës-Bari drejt Italisë. Policia vendore tha se shoqëroi dhe mori në pyetje R. G., 24 vjeçe, e M. A., 19 vjeçe, banuese në Lezhë. “Vajzat janë shpallur në kërkim pasi te dyja së bashku, pasi lanë punën, janë larguar pa lënë adresë”, thanë burime zyrtare. Policia e Lezhës po bën hetime të mëtejshme, kurse vajzat thanë se ikën me dëshirë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *