I nderuar lexues! Maja e Jezercës gjendet në kufirin midis rrethit të Shkodrës e të Tropojës (ndërmjet rrjedhës së sipërme të lumit Valbona në lindje dhe luginës së Thethit në perëndim). Ajo është maja më e lartë e Alpeve Shqiptare. Ka lartësi 2694 m dhe është e katërta majë e lartë në Shqipëri pas atyre të Korabit. Si i gjithë blloku malor alpin në të cilin gjendet, Jezerca ka pamjen e një kubeje (kësule) me shpate shumë të rrëpirëta e të zhveshura. Maja e Jezercës ngrihet vertikalisht në trajtën e një piramide, duke mbizotëruar gjithë hapësirën midis Thethit dhe Valbonës.
