Goditet me këpucë Hillary Clinton

anazapta

Një episod i ngjashëm me atë të që i ka ngjarë presidentit Bush disa vite më parë ndodhi gjatë një fjalimi që Hillary Clinton po mbante në Las Vegas.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i shpëtoi goditjes së një këpuce që erdhi një grua e pranishme në takim.

Clinton reagoi në mënyrë sportive, duke bërë shaka.

“Mos më hodhën diçka?-pyeti ajo. – Mos është pjesë nga Cirku i Diellit? Falënderoj Zotin qe nuk dinte të luante softboll si unë”, tha ajo, ndërsa gruaja që hodhi këpucën u ndalua nga policia.

Clinton mendon të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe po mban fjalime për organizatat e industrisë dhe duke u shfaqur përpara  zgjedhësve më të rëndësishëm të Partisë Demokratike.

Hedhja e këpucës kundër figurave politike është shndërruar në një formë proteste në shumë vende të botës. Rasti më i bujshëm është ai i vitit 2008 në Bagdad, kur gjatë një fjalimi të Presidentit Xhorxh Ë Bush, një gazetar hodhi këpucën në drejtim të tij, një gjest mungese respekti dhe proteste në traditën arabe.

Share This Article
3 Comments
  • Mire do ishte tja kishte leshuar ndonje kambale. Zorraxhije. Si duket e beson dhe vete qe i ka caktuar Zoti si familje te drejtojne SHBA. Cfare ndryshimi do te kete nga ai xhanavari i Korese se Veriut nqs behet Presidente kjo shurra?

    • Ne cdo kohe, pergjigjen ty o lum miku, ta jep pseudonimi qe qe i ke vene vehtes me plot te drejte.Pra, s’qenke me shume, dhe as me pak, se mender… nje ver llap!…

  • Per mua me vlere do te kishte fotoja me kepucen se sa me “Hilen e Klintonit”!Ky ne fund te fundit eshte edhe ndryshimi i monarkise me demokracione ne “djepin e saj “,ku nese ne monarki drejtone vetem nje familje ne demokracine amerikane dy familje(Bush e Klinton).Kjo eshte arritja me e madhe e shekullit apo jo!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *