Ish-punonjësit e Pyjores në Pukë dhe Koplik protestuan kundër shkarkimit të tyre nga puna. Protestuesit shprehen se pyjet duhen administruar nga specialistë, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave në rast se nuk rikthehen sërish në vendet e punës. Sipas protestuesve, Ministria e Mjedisit dërgoi në rrethin e Pukës njoftimin e kontratës së punës për rreth 40 punonjës të Shërbimit Pyjor, ndërkohë që data e zgjidhjes se kontratës mbante datën 21 shkurt, por njoftimi për një gjë të tillë mbërriti vetëm më 10 prill.
