Politikani që paguan haremin me paratë e partisë

anazapta

Një politikan i lartë i partisë në pushtet në Meksikë, PRI, është akuzuar se ka paguar me fondet e partisë femra për shërbime seksuale. Kjo çështje po vendos në vështirësi presidentin e vendit Enrique Pena Nieto.

Cuauhtémoc Gutiérrez de la Torre, 45 vjeç, është akuzuar se ka ngritur në këmbë një lloj haremi personal, shkruan “Spiegel Online”. Historia u zbardh nga një gazetare e“Noticias-MVS”. Vajza tha se kishte parë një lajmërim në një gazetë ku kërkoheshin shërbimet e një gruaje të moshës 18-32 vjeç për në zyrat qeveritare. Paga do të ishte ndërmjet 8 mijë dhe 14 mijë pezos, thënë ndryshe 450-780 euro, ndërkohë që rroga minimale në qytetin e Meksikos është 85 euro në muaj.

Gazetarja telefonoi dhe u prezantua në intervistën e punës, gjatë së cilës i kërkuan përmasat dhe peshën trupore, duke mos e vënë në dijeni se cila do të ishte puna e saj e vërtetë. Asistentët e Gutierrez, pasi verifikuan nëse ajo ishte një person që mund t’i zihej besë, nisën t’i shpjegonin se si duhej të vishej dhe se si të sillej me shefin e saj të ardhshëm. Udhëzimi i parë qëndronte në atë që duhet “ta përshëndeste gjithnjë me një puthje kur hynte në zyrë, herë pas here t’i bënte masazhe dhe më kryesorja të kishte raporte orale apo seksuale me të”. Vajza e cila regjistroi gjithka mori si paradhënie 11 mijë pezos (ose 620 euro).

Korrupsioni në Meksikë – Gutierrez i ka refuzuar të gjitha akuzat, por partia i është përgjigjur skandalit duke e shkarkuar nga detyra. Problemi nuk është vetëm prostitucioni, por edhe trafiku i qenieve njerëzore ndaj grave që pasi punonin për njëfarë kohe te Gutierrez, iu shiteshin personave të tjerë.

Nuk është hera e parë që politikani ndodhet në një situatë të tillë, meqë gjatë vitit 2003 rezultoi i përfshirë në një xhiro prostitutash. Sergio Aguayo, profesor në Institutin e Kërkimeve në Kolegjin e Meksikës tha për “Spiegel Online” se “rasti Gutierrez” është vetëm një nga të shumtët dhe tregon se sa shumë është pleksur korrupsioni me hallkat e sistemit politik./ Dorina Gjuzi

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *