Në Ukrainë, forcat proruse kanë pushtuan sot në mëngjes komisariatin e policisë të Slavianskut.
Në qytetin që shtrihet në lindje të Ukrainës, forcat proruse zaptuan gjatë pasdites selinë e shërbimeve të sigurisë, bëri të ditur policia.
“I njëjti grup i armatosur që zaptoi komisariatin e qarkut mori në zotërim ndërtesën e shërbimeve të sigurisë” (SBU), njoftoi policia e rajonit të Donetskut, ku ndodhet Slaviansku.
