Rita Ora vendosi të transferohej në New York në moshën 18 vjeçare për t’i dhënë një impuls të ri karrierës së saj. Pavarësisht dëshirës për famë ajo u përball me frikën klasike të adoleshentëve që jetojnë larg shtëpisë pa prindërit e tyre.
“Kisha një apartament për veten time, dhe u telefonoja prindërve çdo ditë në Skype, dhe gjatë kohës që regjistroja albumin e parë. Nga studioja e regjistrimit vija menjëherë në shtëpo. Kisha frikë!”, rrëfen bindja 23 vjeçare me origjinë nga Kosova, gjatë një interviste për revistën britanike ELLE. “Dhe kur them frikë, e kam fjalën për frikën e vërtetë. Nuk e kisha e idenë se çfarë dreqin po bëja. Nuk dija as të gatuaja dhe as të laja. Më është dashur të rritem shumë shpejt”.
Diva e këngës hit «R.I.P.» tregon dhe për të mirat dhe të këqijat e të qënurit e famshme dhe të marrëdhënieve me botën e spektaklit e sidomos për lidhjen e saj me Rob Kardashian, i cili e akuzoi se e kishte tradhtuar. Por humbja më e dhimbshme për ‘të ka qenë ajo e disa miqve që nuk ditën të pranonin suksesin e saj.
“Kjo ishte ajo që më lëndoi më shumë. Për të tjerat nuk më intereson,” vazhdon ajo. “Çdo gjë varet nga sa mirë e njeh një person. Mund të flas për këtë gjë me orë të tëra. Kështu është jeta, kjo është e gjitha. Njerëzit rriten”.
