Ose mbrohuni me gjyq ose largohuni

redaktor

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Përshëndetje Dita. Në Komisionin Parlamentar ku ishte i thirrur ministri i Brendshëm z.Tahiri, ai u akuzua nga z.Ristani si hajdut kasetofonash dhe përdorues hashashi. Akuzë mjaft e rëndë, aq më tepër kur kjo akuzë drejtohet ndaj atij që sot është ministër i luftës kundër krimit. “Ku ka zë, s’është pa gjë”, thotë një fjalë e urtë popullore, po unë personalisht nuk e besoj këtë akuzë, kur kjo akuzë bëhet nga Ristani, një manipulues ordiner, hajdut i votave për Bashkinë e Tiranës, njeriu më primitiv i politikës shqiptare. Ky delenxhi i pacipë detyroi edhe ambasadorin amerikan “t’i përvishte llërët”, por më kot…

Unë personalisht respektoj punën e Policisë së Shtetit deri tani, në luftën kundër krimit dhe të zbulueshmërisë të shume vatrave kriminale. Por, zoti ministër, Ju duhet të mbroheni duke e hedhur në gjyq, n.q.s. jeni i papërlyer, ose të largoheni. Ose mbrohuni, ose largohuni!  Ilia Berberi, Pogradec.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *