SHËNIM: Një “Rrugore” për trutë e kokës!

anazapta

“Kam 20 vjet në timon dhe kurrë nuk më ka ndodhur të më ketë bërë policia kontroll për konsum alkoli”  – kështu shprehej pak a shumë një komentues tek lajmi i aksidentit në dishezën e Kamzës, ku mbetën të vdekur katër të rinj –  siç thuhet nga hetimet e para – për shkak  të alkolit. Dhe është një perceptim i drejtë. Më shumë se të të fut tubin e testit alkolik  në gojë, ‘rrugorët’ të kërkojnë dokumentat ose llogari për ndonjë masë tjetër, siç është rripi i sigurimit. Por gjykuar nga ajo çfarë ndodh në rrugët tona, ku aksidentet më të shumta janë për shkak të mospasurit në rregull të truve të kokës si pasojë e gllënkave të kthyera diku për qejf, tubi në gojën e drejtuesve duhet të kthehet në një ritual të zakonshëm, edhe pse e të bezdishëm. Në fakt, është vërtet bezdi, se të ngjan sikur të të japin me detyrim një shishkë për analizat e urinës; e më rëndë akoma kur të thonë: fryj këtu! Por si thuhet në një pasazh tek ‘Shvjeku’: “T`i shpallim luftë për jetë a vdekje demonin alkol, që po na merr djemtë më të mirë të popullit!”. Në shoqërinë tonë të çoroditur, ku shumica e gjindjes për mirë a për keq, rendin tek “gota”, një ‘rrugore’ profesionale duhet ta shoh testin e alkolit më prioritar se aspekte të tjera të drejtimit të makinës, siç e ka përfshirë dhe në masat e rrepta ndëshkimore që shkojnë deri në burg.  Dhe gjithashtu, duhet të shtojë kontrollet orët e natës e të mëngjesit, ku zakonisht, në timon ndodhen “ujqrit” që mjergull duan, pra drejtues pa patentë e me probleme të tjera, duke menduar se policia është në gjum; si dhe individë që shkojnë e vijnë nëpër zijafete, ku më pas, për shkak të të qënit tapë, riskojnë me jetë të sosura rrugëve.   / E.H.                               

 

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Nuk udheton ujku shqiptar naten or jooo….ai esht ne parlament ose udheton ne mes te dites si Dritani i famshem.

    Edhe ketu ne new york vdiqen tre te rinj me makine ne 5 te mengjesit nga humbja e kontrollit te timonit po ata s’kishin pire.

  • I keni pare rruget tona “kombetare”, jane pa sinjale, pa vija limituese, pa tregues rrugore..Nese udhetoni naten , jane te frikshme..Qeveria erdhi me shume premtime por me duket se “lloci”.
    Presim me shume..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *