Kukës, shpërthim në repartin ushtarak, plagoset roja

anazapta

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në Kukës, si pasojë e një shpërthimi në një repart ushtarak. Shpërthimi ka ndodhur në një nga godinat e repartit ushtarak, ku ka mbetur i plagosur roja i ndërtesës, Kastriot Shaho, 33 vjeç.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton rreth shkaqeve të shpërthimit,. Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë pakujdesia e vetë rojës. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *