SHËNIM: Imami, “imamët”, drejtësia dhe lehtësia e (pa)përballueshme e një akuze

anazapta

Të enjten në parlament, ish – kreu i Mbrojtjes Arben Imami, lëshoi një akuzë që, nëse do ish bërë në ndonjë vend tjetër ku bie era shtet, do trazonte të madh e të vogël. Tha se me mjetet e Ushtrisë bëhej trafik narkotikësh! Nëse pra gjetiu do lëshohej ajo akuzë, Imamin do e prisnin tek dera e Parlamentit ata që fill do e çonin në Prokurori për të dhënë detaje të asaj akuze, për ta përcjellë atë të plotë në funksion të hetimit me gjithë çfarë posedon nga faktet e të dhënat , si dhe për t`u hetuar ai vetë nëse ka qenë më parë në dijeni të këtij trafiku, pra para së enjtes?!

Sepse përndryshe, akuzohet për moskallzim krimi. Se  fjala vjen, nëse ministrja Mimi Kodheli nuk do kish folur atë ditë, a do dilte Imami për replikë, të cilën e zëvëndësoi më pas në foltore me një akuzë?!  Por këtu, akuza është ngjan me një shaka. Madje nuk dallohet më nëse është fjala për ndonjë shaka në terma nervoziteti apo për ndonjë akuzë të vërtetë?!  Se ja, akuza u bë dhe dita e Imamit vijoi me të njëjtin ritëm: doli nga Parlamenti ku nuk e priti askush; askush nuk e ka telefonuar nga Prokuroria; ka darkuar në shtëpi a ndonjë lokal, është llafosur me miq e të njohur si zakonisht, ka treguar ndonjë barsoletë diku, ka bërë ndonjë thashethem politik diku tjetër; pastaj në mbrëmje ka zgjedhur të shohë në TV ose kreun e partisë së tij ose ndonjë film të socrealizmit shfaqur në ndonjë kanal me programacion nostalgjik, ku shfaqet në të ritë e tij në rolin e një mashkulli naiv që u trembet bisedave me dashuri, derisa e kanë rënduar qepallat, për të vijuar një ditë tjetër në rolin që i ka vënë vetes për të luajtur në teatrin e absurdit shqiptar, në libretin e së cilit ka jo pak dorë dhe ai vetë.

Pak më ndryshe në stil dhe episode, por në thelb, e tillë ka shkuar dhe dita e Kryeprokurorit Llalla. E ka dëgjuar akuzën, por mund  të ketë thënë me vete se i ka politika jonë këto! Tek e fundit – ata kanë punën e vet e unë punën time – ka konkluduar ndoshta  kreu i ‘Akuzës’. Por nuk mbaron këtu,. Del zëdhënësja e Mbrojtjes dhe e fton  Prokurorinë që të hetojë mbi akuzën, kur të dojë e si ta dojë. Pra, e çon çështjen atje ku duhet çuar. Por ka dhe më, sepse idiotsia dhe banaliteti që shoqëron gjithë çështjen, nuk mund të mbeten pa marrë një formë të plotë për të cilën mendon të kontribuojnë  të gjithë “imamët” me rradhë, derisa mbërrihet tek ai që i vë kapakun: Ristani, dora vetë. Dhe çfarë thotë?! Fillimisht aplikon alkiminë e njohur të akuzës, të tipit: “pse nuk flet?!, pse nuk u thua shqiptarëve se si bëhet trafiku?!”  Eshtë kjo një ndër format mjeshtërore që përdor lidershipi i kësaj partie, për ta ngjizur mirë në opinion atë që thotë, sipas variantit vetëdenoncues, por që pakkush e kap: unë e di, por ma trego ti atë që unë di, se po nuk ma tregove ti, i bie që unë nuk e di!!! Përndryshe, pse kërkon ta mësosh nga i akuzuari një gjë që e ditke kaq mirë?! Tjetra: Thotë se faktet që disponohen, do publikohen pak më vonë!

Po pse më vonë?! Me ç`të drejtë ke dijeni mbi një krim dhe e përcakton ti kohën se kur duhet ta tregosh?! Por dhe kjo është formulë e njohur, e marrë nga “baca”: disponojmë fakte të pakundërshtushme, por që do i publikojmë në kohën e duhur! Dhe që sigurisht, asnjëherë nuk publikohen! Mjaft që gozhda e akuzës, t`i jetë futur sadopak në tru miletit. E pse ndodh kjo?! Se është ajo pra, drejtësia që nuk funksionon!

 

Share This Article
10 Comments
  • KOKRA EDEBILIT SI KY MULI DHE RISTANI 3 BUDALLENJET E PD PRANDAJ HUMBI PD HOQEN ASTRIT PATOZIN EMIN GJANEN ZTNINJ BURA

  • Minimalisht me kete akuze Prokurori i pergjithshem me niciative duhet te proçedonte penalisht. Te thirrej urgjentisht nje i pandehur si Arben Imami dhe te jepte deshmi para Oficereve te Policise Gjyesore, e jo te leshoje shashka me tym. Me kete do te mbuloje mutin e tij me shurre, qe eshte zhytur deri gryke. Bashkepunimi me Organet e Drejtsise, mabse ja lehtesonte pak vehten nga tre akutza qe ka mbi krye.

  • Akuza e Imam “Bajalldise” i ngjan asaj te shefit te tij me “cadrat dhe stilolapsat pistoleta, thikat me helm…”. Por, ka te drejte ky lloj Imami. Cili nga rradhet e gjyqesorit do ta marre seriozisht percartjen e rradhes te ketyre karagjozeve politikane?

  • Rregulli tek ne eshte se nuk ka rregull…Akuza e hedhur ne parlament,nese nuk eshte politike (pra shashke), ngre komision per verifikimet e nevojshme dhe me pas nese ka ceshtje per prokurori behen kallezimet perkatese.

    Heshtja e mazhorances nuk me pelqen, pasi eshte e barazvlefshme me dakortesine e akuzes…Genjeshtren e madhe e besojne me kollaj masat e gjera sesa te voglen.

    Te mos harrojme : Imami eshte politikan profesionist dhe profesionisti di ‘ si t’a bej,kur t’a bej dhe t’a bej ‘.

  • eshte i drejte termi po te vinte sado pak era shtet? por fatkeqesia eshte qe veza ka qelluar e prishur qe kur ka dale dhe vjen ere ngado qe te kthesh koken.

  • Si Imami duhet thirur ne prokurori dhe Brahua qe mban ne cante documental per spiunet e huaj apo per vjedhjet ne tatime.Parlament ku kelthasin korbat se kerkojne mish njeriu!

  • Prokuroi se pret dot tek dera as nuk e shoqeron dot; dhe “imamet” e dine mire kete. Prandaj abuzojne me “privilegjin Parlamentar” me te dyja kembet e permbi 25 vjet; Deputeti eshte “i papergjegjshem” ne ato qe thote brenda territorit te Parlamentit.

    Pershkrimi me poshte eshte nje radiografi brilante e Politikes Tone Tranzicionale:

    Dhe çfarë thotë?! Fillimisht aplikon alkiminë e njohur të akuzës, të tipit: “pse nuk flet?!, pse nuk u thua shqiptarëve se si bëhet trafiku?!” Eshtë kjo një ndër format mjeshtërore që përdor lidershipi i kësaj partie, për ta ngjizur mirë në opinion atë që thotë, sipas variantit vetëdenoncues, por që pakkush e kap: unë e di, por ma trego ti atë që unë di, se po nuk ma tregove ti, i bie që unë nuk e di!!! Përndryshe, pse kërkon ta mësosh nga i akuzuari një gjë që e ditke kaq mirë?! Tjetra: Thotë se faktet që disponohen, do publikohen pak më vonë!

    Po pse më vonë?! Me ç`të drejtë ke dijeni mbi një krim dhe e përcakton ti kohën se kur duhet ta tregosh?! Por dhe kjo është formulë e njohur, e marrë nga “baca”: disponojmë fakte të pakundërshtushme, por që do i publikojmë në kohën e duhur! Dhe që sigurisht, asnjëherë nuk publikohen! Mjaft që gozhda e akuzës, t`i jetë futur sadopak në tru miletit. E pse ndodh kjo?! Se është ajo pra, drejtësia që nuk funksionon!
    [artikulli]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *