Përplasjet në protestën për Ilia Karelin, pezullohen 4 punonjës policie

anazapta

Pezullohen nga puna katër punonjës policie, pas protestës së djeshme për Ilia Karelin. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, pas analizës konkludoi se disa veprime të disa punonjësve të policisë kanë qenë jo korrekte dhe në shkelje të procedurave standarde të veprimit për menaxhimin e tubimeve. 

Për këtë arsye u mor masa e pezullimit paraprak nga detyra për katër punonjës policie, pasi kanë vepruar në kundërshtim me procedurat standarde të miratuara për menaxhimin e tubimeve.

Gjithashtu, policia njofton se i është kërkuar ndjesë edhe gazetarit të “Panoramës” , i cili një ditë më parë  tha se ishte dhunuar nga forcat e rendit dhe ishte detyruar të fshinte fotot e realizuara gjatë protestës.

“Njëherazi nga Policia e Qarkut Tiranë është komunikuar dhe i është kërkuar ndjesë gazetarit për çdo veprim aprofesional. Policia e Tiranës bën edhe një herë thirrje protestuesve për përmbajtje dhe respektim të ligjit.”- vijon deklarata. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës u kërkoi qytetarëve që të respektojnë kërkesat ligjore për zhvillimin e tubimeve.

Share This Article
5 Comments
  • Ata qe rrahin ne emer te Saliut,,,rrahin ne emer te RILINDJES,,,por edhe me shume veprojne si bajraktare,,ne emer te vetvetes. Kjo eshte metoda e kolapsit te shtetit te se drejtes. Fillon me nje politike te mbrapshte, qe injoron zbatimin e ligjit kur vjen tek ushtrimi i dhnes nga policia,,,dhe mbaron tek shteti i dallkaukeve gardiste qe nuk njohin as ligj dhe as etike profesionale. Ata jane thjesht kafshe,,,,me arme ne dore, qe qellojne dhe likuidojne kryefamiljare apo gra e femije. Politikes se korruptuar,,,i duhet ti mbroje nga ligji. Fundi i shtetit.
    “Rilindasit”, duken se e kane kuptuar qarte ate “muziken” e kenges se korbit. Ai nuk kendon kurre per mire.

  • Policia ka bere nje gabim te rende qe ka penguar shprehjen e lire te shqiptareve kunder aktit terrorist mesjetar te autoriteteve greke.
    Vritet nje shqiptar ne duart kriminale te autoriteteve greke pa gjyq, qe do te thote edhe i pafajshem dhe ju dilni te ndaloni protesten e te rrihni protestuesit, popullin tuaj qe sot e heq nga goja per t’ju mbajtur juve?.
    Ministri duhet t’i kerkoje te falur jo vetem gazetarit por ne radhe te pare demonstruesve korrekte, qe i shperndau me force dhe popullit shqiptar per kete shjkelje te lirise se shprehjes se mos na ofendohet nje qeveri te hapet armiqesore ndaj Shqiperise.
    Turp per ju si polici e popullit shqiptar, per ty si minister dhe per Edi Ramen si Kryeminister. Ne qofte se nuk jeni te zote te mbani marredhenie nga pozita barazie dhe vazhdoni te mirrni neper kembe dinjitetin e popullit duke iu servilosur Greqise, hapni rrugen se do te gjenden perseri shqiptare qe t’u tregojne vendin grekeve, sic jua kane treguar me pare.

  • Na sqaroni qe ky tubim ishte me leje apo jo. Sa per tubimin para Ambasades Greke eshte i pakuptimte, vete Qeveria Greke e ka denuar kete akt dhe ka marre masa perjashtimi nga puna dhe thirrje ne prokurori te ketyre gardianeve. Te gjitha filmimemet qe ne shikojme jane te dhena nga qeveria Greke e cila eshte distancuar nga veprimi i gardianeve te burgut. Kur “Ilia” vrau me vetegjyqesi, me mendje te ftohte gardianin grek babain e dy femijeve nuk kemi pare asnje reagim te ketyre tubuesve dhe te gazetareve qe u kerkohet ndjese nga Policia per keqtrajtim.

    • Te verteten e nxorri shtypi ne drite, jo drejtesia greke shoviniste.

      Do shikojme me sa qortim do i denojne gardianet… nuk eshte cudi..

  • @@@ Si shkopi i majtë,si shkopi i djathtë janë të dy “antiligj” dhe “dhunë”. Nuk u dha verdikti i 23 qershorit për te hequr berishën dhe per te mbajtur metodat e tij. Ky soj dallkaukësh qe vazhdojne me te njejtin stil dallkauko-berishian duhen qëruar nga policia?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *