Ka filluar në Tripoli nën masa të ashpra sigurie procesi gjyqësor për krime lufte ndaj djemve të ish diktatorit libian, Muammar Gaddafi, Saif al Islam Gaddafi dhe vëllau i tij më i ri, Saadi, janë akuzuar për planifikimin e fushatës vdekjeprurëse, torturave dhe bombardimeve ndaj civilëve gjatë luftës civile tetë muajshe në Libi në vitin 2011. Bashkë me të dy djemtë e Gaddafit, paraqiten edhe ish shefi i Shërbimit Sekret, Abdullah al Senussi, dy ish kryeministra dhe 34 zyrtarë të tjerë që kanë shërbyer dhe kanë përfaqësuar pjesën elite të diktaturës.
