Xhaçka: PD shpif, me fatkeqësinë bën politikë

anazapta

(Plotësuar)

Deputetja e Korçës, Olta Xhaçka ka reaguar, ndaj deklaratës së PD, duke i cilësuar të turpshme shpikjet e Grida Dumës. “Sot ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Përmes Grida Dumës, Partia Demokratike sot ka zgjedhur të bëj politikë me vdekjen dhe me fatkeqësinë. Kjo është e pamoralshme, e turpshme dhe e pafalshme.”-tha Olta Xhaçka. Sipas Xhaçkës, akuza e bërë nga PD, ishte një shpikje e radhës. “Prej vitesh jemi mësuar me lumin e akuzave, fyerjeve, shpifjeve, baltës, që buronin nga zyrtarë të Partisë Demokratike dhe goja e ish Kryeministrit. Por kjo e sotmja, është shumë e rëndë. Një grua, nënë, bashkëshorte, është ndarë nga jeta. Kjo është një fatkeqësi, për të cilën sot vuajnë familjarët, të afërmit dhe miqtë e saj.”- vijoi deputetja Xhaçka. Sipas Olta Xhaçkës, opozita shfrytëzon këtë rast për të bërë politikë, sërish përmes shpifjes dhe baltës. “Për arsye plotësisht dhe vetëm etike, në respekt të një personi që sot nuk jeton më dhe familjarëve të saj, të cilëve i shprehim ngushëllimet më të sinqerta, nuk dëshiroj të jap asnjë detaj për çështje të cilat nuk do të përbenin asnjë interes publik nëse Grida Duma nuk do të kishte bërë sot shfaqjen e turpshme që bëri.”- tha më tej Xhaçka. Ne pozitën e deputetet së qarkut, Xhaçka bëri me dije se për këtë rast nuk ka pasur pushim apo largim nga puna të të ndjerës Meko. “I bëj thirrje Partisë Demokratike, Grida Dumës dhe çdo personi tjetër të përfshirë në këtë deklaratë të turpshme, të kërkojnë ndjesë dhe të mos kërkojnë përfitim politik nga çdo gjë. Të paktën, jo nga vdekja dhe fatkeqësia.”-përfundoj deklaratën e saj Olta Xhaçka.

——

Vetëvrasja e 52-vjeçares në Korçë, Duma: Shkak largimi nga puna

Vetëvrasja e 52 vjeçares në Korçë, Bruna Meko, sipas Partisë Demokratike ka ndodhur përshkak të largimit nga puna. Në një deklaratë Grida Duma u shpreh se Bruna Mejkos është vetëhelmuar pas largimit nga puna.

Duma ka thënë se v vetmja e punësuar në një familje korçare, i ka dhënë fund dje jetës, pasi spastrimet që po bën qeveria në administratë e hodhën atë në rrugë.

Sipas saj, 52 vjeçarja nuk e përballoi dot dhunën që qeveria ushtron duke i hequr njerëzit nga puna.

“Bruna Mejko nuk përballoi dyshem Rama-Meta që pas një terrori psikologjik, dhe në dëshpërim e sipër nëna e dy djemve dhe bashkëshortja e një burri që lëngon prej vitesh në shtrat, u vetëhelmua. Puna që 52-vjeçarja bënte prej më shumë se 10 vitesh, ishte e vetmja e ardhur financiare për familjen Meko. Të afërmit dhe kolegët e saj tregojnë se ajo i kishte paralajmëruar zbatuesit e spastrimeve në administratë, se nuk do ta përballonte dot nëse do ta hiqnin nga puna”, u shpreh Duma.

Ajo cilësoi qeverinë përgjegjëse për vdekjen e 52-vjeçares dhe “zhdukjes së shpresës që po shkaktojnë me shkarkimet denigruese nga puna”. “Por revanshi i shkarkimeve masive, skema anti-ligjore dhe anti-humane e dyshes Rama-Meta është e verbër për të parë dhe e shurdhër për të dëgjuar lutjet e një gruaje, të një nëne dhe të një bashkëshorteje. Partia Demokratike është thellësisht e indinjuar nga kjo ngjarje dhe gjendet sot pranë familjes Meko në këtë ditë të tmerrshme. Parti Demokratike akuzon Edi Ramën dhe Ilir Metën, dhe spastruesit e tyre në terren, si përgjegjës të zhdukjes së shpresës që po shkaktojnë me shkarkimet denigruese nga puna, si përgjegjës të ndarjes nga jeta të Bruna Mekos,”- theksoi Duma.

Share This Article
6 Comments
  • Nese eshte e vertet se e ndjera Meko (ngushellime familjes)eshte hequr nga puna per motive politike,z.Grida ka te drejt,por nuk besoi.Per kete duhe investiguar per te zbardhur te vertete.Qe PD merret me shpifje ko dihet tashme.Z.Grida ben tellallin se kerkon ndonje vend ne kryesin e Pd-se,pasi i ka dhembur heqja nga karrigja e Zv.Ministres..!

  • Ngushellime familjes,eshte vertet e dhimbshme qe te sakrifikosh jeten dhe te biesh ne depresion,por me e dhimbshme behet kur nje parti pacavure sic eshte PD shfrytezon fatkeqesine e njerezve te thjeshte.
    Nje gje e tille ka ndodhur dhe me par kur PD -ja ka qene ne pushtet.
    do ti thosha kesaj kurves dhe politikes se partise se saj mjaft me me pafytyresine dhe me hipokrizine ti lere rehat njerezit e thjeshte dhe me mire le te meren me bordellon e tyre pa lenduar popullin e thjeshte sic ka bere gjithe jeten!

  • Kjo eshte nje bajge e radhes e servirur nga ato qe Saliu i ka mbjelle me kile ne PD.Nuk ka ndodhur e nuk do te ndodhi kurr qe nje simpatizante apo anetare e PD te beje nje akt moral duke qene te pamoralshem!Ngushellime familjes se te ndjerres e pa e zgjatur do ti sugjeroja znj.Guma i shkofsh pas!Mos luani me te vdekurit se do t’ju bjere mbi koke!

  • Kur dalin zedheneset e PD-se, artikulli mbushet plot me komente “qytetare”. Cuditersisht kur dalin zedheneset e PS-se nuk lexojme te njejat komente!
    Sic duket ne PS jane mbledhur me te ndershmet, me te bukurat, me qytetaret, me te moralshmet e qe nuk dine cfare eshte perfitimi apo vjedhja.
    Per rastin ne fjale: Grida Duma akuzoi e Olta Xhacka nuk solli ndonje argument konkret qe te kundershtoje akuzen e Dumes. Te jesh deputete e zones ku ka ndodhur ngjarja nuk jep asnje garanci mbi vertetesine apo pavertetesine e saj.
    Meqe behet fjale per nje ish nepunese te shtetit duhet te kete dokumente qe verteteojne ose hedhin poshte akuzat.

  • Grida duhet te kishte pritur te pakten qe viktima te ishte varrosur.
    Shume u ngut.
    Kam pershtypjen qe ja kane fut ata te Korces duke i dhene informacion te gabuar ne menyre qe te beje paraqitje te shemtuar sic dhe beri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *