Atletico Madrid vazhdon serinë e fitoreve. Kryeqytetasit kanë mundur Getafen në shtëpinë e saj me rezultatin minimal 0-1.
Goli për Atleticon ka ardhur në minutën e 40 të pjesës së parë nga Diego Godin. Getafe, e cila është një skuadër që po lufton për mbijetesë në La Liga, ishte më e mirë pjesën e dytë por gjërat u vështiresuan kur me karton të kuq u ndëshkua Lafita në minutën e 65. Për t’i dhënë fund dyshimeve se cila skuadër do të fitojë u përkujdes sulmuesi në top-formë i Atleticos, Diego Costa që realizoi në minutën e 84-të.
Pas kësaj fitore, Atletico Madrid ngjitet në vendin e parë me 82 pikë, tri më shumë se Reali që gjendet në pozitën e dytë me 79 pikë dhe 4 më shumë se Barcelona që është në vendin e tretë më 78 pikë.
