Ahsinja Krytha u vra nga djemtë e të dashurit

anazapta

Ahsinja Krytha u vra sepse ishte lidhur me një burrë të martuar. Gruaja e divorcuar që u masakrua me thikë pikërisht një muaj më parë është viktimë e zemërimit të djemve të të dashurit, 17 dhe 19 vjeç, shkruan sot gazeta “Shekulli”. Gruaja, 49 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar, është masakruar duke u goditur mbi 25 herë me thikë dhe sipas ekspertëve 14 prej tyre kanë rezultuar fatale për jetën e saj.

 

Vranë 49-vjeçaren në Fier, arrestohen dy autorët, i treti në kërkim

Një muaj pas vrasjes së 49-vjeçares Ahsinja Krytha në Fier, policia ka vënë në praga autorët e krimit. Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit për vrasjen e nënës së dy fëmijëve mbrëmjen e 12 dhjetorit. Mandi Arapi, 30 vjeç dhe Sh.Xh.,17 vjeç janë prangosur nga uniformat blu sot në mesditë, ndërsa një 19-vjeçar me inicialet K.Xh është shpallur në kërkim.

Ahsinja Krytha, 49 vjeçe, e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve, u vra mbrëmjen e 12 dhjetorit 2012, teksa kthehej nga puna. Gruaja u godit disa herë me thikë, në  derën e banesës së saj në lagjen “Kryengritja”, kur sapo ishte kthyer nga lokali i të vëllait, ku punonte si pastruese.

Në njoftimin e policisë thuhet se tre djemtë e kryen krimin që një muaj më parë tronditi Fierin, për motive të dobëta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *