Sekreti i “Kampit 7” në burgun e Guantanamos

anazapta

Kampi 7, është emri i një pjesë të burgut të Guantanamos. Është pjesa më e panjohur për të gjithë. Për avokatët, për gazetarët dhe për grupet e të drejtave të njeriut. Por së shpejti, mund të jepen informacione edhe për këtë pjesë të Guantanamos.

Attomey James Connel ka vizituar vetëm një herë klientin e tij në burgun e Guantanamos. Klienti i tij ndodhet në të ashtuquajturin Kampi 7, i cili njihet si kompleksi më sekret në historinë e këtij burgu.

Edhe vet Connel e kishte përshkruajtur udhëtimin e tij deri te Kampi 7, si diçka “krejtësisht e izoluar”.

Ai tregon se derisa ka shkuar të shohë klientin e tij, nuk ka parë asgjë.

“Është vendi më i izoluar në botë që kam parë. Kam pasur raste të shumëta që kam trajtuar si avokat, por një izolim të tillë nuk e kam parë asnjëherë”, thotë ai.

Mirëpo së fundmi, avokatët e disa prej të burgosurve kanë bërë disa ankesa në organet e drejtësisë. Sipas Huff Post, këto ankesa pritet edhe të shqyrtohen dhe më në fund do të mund të kemi informacione në lidhje me gjendjen që është dhe sekretin e Kampit 7 në Guantanamo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *