Kosova nxjerr nga tregu produkte serbe

anazapta

Produkte ushqimore me përmbajtje të dyshimtë vazhdojnë të qarkullojnë në tregun e brendshëm të Kosovës. Largimi i tyre nga tregu zakonisht bëhet pas njoftimeve nga sistemi i sigurisë ushqimore të Bashkimit Evropian. Pas largimit nga tregu të disa llojeve të qumështit në fund të vitit 2012, në të cilat u gjeten përmbajtje që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës ka dhënë urdhër për largimin e një produkti i cili importohet nga Serbia. Biskotat “Shtrudlle’, me përmbajtje të fikut dhe ato të përziera, që vijnë nga shteti fqinj, kanë nisur të largohen, pas njoftimit të ardhur nga sistemi i sigurisë ushqimore të Bashkimit Evropian. Ato dyshohet se kanë përmbajte të lartë të toksinës “Oharotoksina A”, që konsiderohet e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Selatin Kaçaniku, nga organizata Konsumatori, ka bërë thirrje që inspektorati i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të mbërrijë deri në viset rurale për largimin e këtij produkti nga tregu. Ndërkaq, i pyetur se sa është i mbrojtur konsumatori nga produktet me të cilat furnizohet, Kaçaniku ka thënë se rreziku kryesisht vjen nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *