Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, thotë se gjithçka është në rregull me Lionel Messin, pas disa paraqitjeve zhgënjyese.
Edhe pse është kritikuar pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve nga Atletico Madrid, dhe disfatës së vikendit nga Granada, Zubizarreta mendon se argjentinasi do të na mahnitë në finalen e Kupës kundër Real Madridit që zhvillohet të mërkurën.
“Asgjë nuk është keq me Messi. Nuk dyshoj në të as për gjysmë sekonde. Ne kemi qenë të mahnitur nga ajo çfarë ka bërë Messi ndër vite”.
“Ne jemi mësuar duke e parë atë të bëjë gjëra magjike dhe të vendosë ndeshjet nga asgjë me golat e tij”.
“Ai është fizikisht mirë dhe ndjehet për mrekulli te Barcelona. Ai përfundimisht do të vazhdojë këtu”.
“Rezultatet e fundit janë arsye e vogël për dyshime, por finalja e Kupës së Mbretit pret dhe Leo do t’ju sjellë juve kënaqësi sërish”, ka thënë Zubizarreta për TV3.
Messi ka shënuar 38 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
