Shkëlqesi, zoti President i Republikës. Në numrin e djeshëm gazeta jonë ju kishte në qendër të vëmendjes së saj juve personalisht, në cilësinë e kreut të KLD-së, zëvendësin tuaj Elvis Cefën dhe anëtarin e KLD-së, Gjin Gjoni. Në komentet e internautëve, në faqen elektronike të gazetës, një prej komentuesve, me siguri dashamirës i juaji, na sugjeronte që të fshinim disa komente, sipas tij, denigruese në drejtim të Presidentit të Republikës të shkruara nga disa lexues të tjerë.
Në siklet jemi dhe ne kur na vijnë të tilla komente, pasi jemi të ndërgjegjshëm se ju, për shkak të pozicionit, përfaqësoni Unitetin e Shtetit. Por nga ana tjetër zoti President, jemi të detyruar të kuptojmë dhe ata qindra mijëra shqiptarë që kanë revoltë ndaj jush, pasi ju shohin si kryepërgjegjësin (e radhës) për situatën e krijuar në sistemin e degraduar gjyqësor shqiptar, posaçërisht në Këshillin e Lartë të Drejtësisë që ju kryesoni.
Shkëlqesi, sot gazeta DITA, publikon një artikull të bashkëpunëtorit të saj nga Durrësi, një gazetar i vjetër, quhet Thanas Mustaqi. Provat dhe fabula e këtij artikulli flasin për disa veprime të paimagjinueshme të bëra nga një grup gjyqtarësh, mes të cilëve spikat dhe anëtari i KLD-së, i dekretuar prej jush pak javë më parë, Gjin Gjoni.
Historia përmblidhet shkurtimisht si më poshtë: Në fshatin Picar, pranë autostradës Tiranë-Durrës, ndodhet një pronë rreth 1.4 hektarë. Për këtë pronë shtetasja Xhemile Muça kishte fituar pronësinë, e kishte hipotekuar, madje e kishte shitur dhe blerësi, sot që flasim e ka certifikatën e pronësisë në xhep. Por diku nga viti 2004, një person nga Durrësi, i quajtur Sali.D, nis një gjyq dhe pretendon se prona ishte e tija. Gjyqi në fjalë, përfundoi në vitin 2008 në Gjykatën e Lartë dhe kjo gjykatë e gjeti shtetasin Sali.D përgjegjës për falsifikimin e të gjitha dokumenteve të tij, njësoj siç e kishte gjetur përgjegjës dhe Gjykata e Apelit.
Por një vit më vonë, diçka krejt anormale rezulton se ka ndodhur në GJykatën e Apelit të Tiranës.
Duke qenë se shtetasi Sali.D i kishte ezauruar të gjitha shkallët gjyqësore dhe pasi ishte gjetur fajtor për falsifikime, kërkon të vërë në lëvizje sërish gjyqësorin. Kjo nuk mund të bëhej nga asnjë trashëgimtar i tij për sa kohë që vetë ai ishte gjallë. Ndaj dhe të bijtë e tij, nisën procedurën nga e para, duke i bërë letrat sikur Sali D. ishte i vdekur. Por siç rezulton dhe në dosje, në seancën e parë të gjyqit në Apel, Sali. D është paraqitur në gjyq bashkë me të birin madje gjatë seancës ka kërkuar ndërrimin e trupit gjykues, kërkesa e tij është pranuar dhe trupi i ri gjykues është përbërë më pas nga Dalip Bushi, Flutra Skënderi dhe Gjin Gjoni. Ajo që e bën të pabesueshme këtë dosje, është fakti se ky trup i ri gjykues, në arsyetimin e vendimit të tij përfundimtar në vitin 2009, shkruante se kërkesa e të birit të Sali.D për hapjen e gjyqit ishte e justifikuar, pasi ai ishte trashëgimtari i Sali.D që kishte vdekur. Por në të njëjtën dosje, gjendet dhe procesverbali, ku vetë Sali.D në seancën e parë në Apel ka kërkuar ndërrimin e trupit gjykues. Një verifikim në gjendjen civile ka treguar se shtetasi Sali. D ka ndërruar jetë në vitin 2012, pra 3 vite pas dhënies së këtij vendimi.
Ky vendim i treshes së Apelit Gjoni-Bushi-Skënderi i dha të drejtën familjes së Sali D. të merrte pronën që kërkonte, ndonëse Gjykata e Lartë një vit më parë e kishte gjetur fajtor Sali.D për falsifikim dokumentesh.
Por vendimi i treshes së Apelit : Dalip Bushi-Flutra Skënderi-Gjin Gjoni që shpallte të vdekur një person që në të vërtetë kishte imponuar me kërkesë hyrjen e tyre në trupin gjykues, vazhdoi odisenë e vetë dhe në Gjykatën e Lartë dhe më pas në atë Kushtetuese. Këto dy gjykata nuk e futën fare në shqyrtim këtë dosje, nuk kanë dhënë asnjëherë arsye përse nuk kanë reaguar ndaj një kazusi kaq flagrant.
Shkëlqesi,
vendimin gjyqësor dhe gjithë praktikën e dosjes në fjalë gazeta jonë e disponon të plotë. Ju ftojmë ta tërhiqni dhe tek redaksia jonë nëse dëshironi.
Pa pikë ironie dhe shumë sinqerisht, ju themi se do donim që ta kishim ne gabim. Do donim që ky artikull që po botojmë sot të ishte i gabuar. Të paktën kështu, do kishim barrën e një përgënjeshtrimi dhe kërkimi ndjese, por kurrsesi nuk do kishim koston e rëndë të emërimit në KLD të një gjykatësi si Gjin Gjoni, që sipas kësaj dosje rezulton se ka kryer një manipulim shumë të rëndë, i mbështetur më pas dhe nga Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese.
Na jepni një sinjal zoti President. Na siguroni se minimalisht do verifikoni këtë dosje që po e botojmë sot. Jeni ngarkuar me atë detyrë të lartë pikërisht për këtë. Në të kundërt, Shkëlqesi, me ‘fantazmat’ llafosuni vetë.
********
Trupa gjykuese e Gjin Gjonit shpall të vdekur personin…. që kishte përballë në sallë!
“Magjistarët” e drejtësisë shqiptare Dalip Bushi dhe Gjin Gjoni i drejtohen në gjyq mbi 10 herë të personit të gjallë: “i ndjerë”. Ngjarja e paprecedent në gjyqësor, ka ndodhur në Apelin e Tiranës më 8 shtator 2009 dhe më të janë pajtuar më pas edhe vartësit e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Në procesverbalin e seancës gjyqësore në Apelin e Tiranës më 18 qershor 2009 shkruhet se ka qenë i pranishëm shtetasi Sali. D., si përfaqësues i paditësit A. D i cili është dhe i biri i tij. Në këtë seancë Sali D. ka kërkuar përjashtimin nga trupi gjykues të dy gjyqtarëve, kërkesë, e cila u pranua.
Mirëpo në pjesën arsyetuese të vendimit gjyqësor nr. 984, datë 8 shtator 2009, del se Sali D. paska vdekur. Ai është përmendur mbi 10 herë në këtë vendim arsyetues si “i ndjeri Sali D”!
As fantazia më e ndezur e ndonjë humoristi nuk mund të krijonte një situatë të tillë ku të gjallit t’i drejtohesh: “O i ndjerë”. Kështu kanë vepruar para 5 vjetësh tri toga të zeza të Gjykatës së Apelit të Tiranës: Dalip Bushi, Flutra Skënderi dhe Gjin Gjoni.
Këtu nuk ndodhemi përpara ndonjë gabimi material apo ndonjë pakujdesie në arsyetimin gjyqësor.
Kjo për faktin se Sali D. ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të 8 shtatorit 2009, teksa vendimi i gjykatës së Apelit e shpallte atë të vdekur në këtë datë, kur ikja nga kjo botë e tij, në të vërtetë ka ndodhur më 15 nëntor 2012 (shih faksimilen e certifikatës së vdekjes së lëshuar nga bashkia e Vorës), tre vjet e ca më vonë!
Dhe më e “bukura” është se ka qenë vetë Sali D. ai, që ka kërkuar nga kryesuesi i seancës Dalip Bushi përjashtimin nga trupi gjykues të dy gjyqtarëve (shih faksimilen), të cilët u zëvendësuan nga Flutura Skënderi dhe Gjin Gjoni. Dhe kjo treshe e shpall si “të ndjerë” pikërisht kërkuesin e përjashtimit të dy gjyqtarëve.
Dhe pa qenë jurist, gjithkush do të habitej me këtë sakrilegj.
Por a është sakrilegj apo veprim i ndërgjegjshëm i kurdisur nga i gjalli “i ndjerë” dhe trojka e Apelit të Tiranës?
Pse duhej ‘dialoguar’ me të vdekurin?
Ekziston një dosje për një ngjarjeje me shtrirje mbi 20-vjeçare, por, për të mos e lodhur lexuesin me hollësira dhe pa marrë përsipër rolin e prokurorit dhe gjykatësit, po përmendim disa momente, sa për t’i kujtuar edhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetarit të tij, Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që vë të reformojë drejtësinë shqiptare një njeri si Gjin Gjoni, i cili shndërron si me magji të gjallin në të vdekur.
Me vendimin e datë 2 korrik 2004 të gjykatës së rrethit gjyqësor të Tiranës, lënë në fuqi nga Apeli në qershor 2008, më pas edhe nga Gjykata e Lartë, shtetasi Sali D. u deklarua fajtor dhe u dënua me gjobë për falsifikimin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) nr. 89, datë 17 mars 1993 për 14 mijë e 600 metra katrorë në ish-parcelën me nr. 40 midis fshatrave Picar dhe Gjokaj të bashkisë së Vorës.
Sipas ankueses Xhemile Muça, në kundërshtim me nenin 70 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhet me AMTP-në, megjithëse ishin të detyruar të merrnin në konsideratë falsifikimin, gjykatësit e Apelit Dalip Bushi, Flutra Skënderi dhe Gjin Gjoni e anashkaluan këtë fakt.
Sipas Muçës, qëllimisht u arsyetua se Sali D. ishte i vdekur teksa ishte i gjallë kur po zhvillohej gjyqi në Apel, me qëllim që t’i hapej rrugë djemve të tij në ngritjen e padisë.
Në fakt, padinë duhej ta ngrinte Sali D., thjesht se AMPTP-ja nr. 89, datë 17 mars 1993 ka dalë në emër dhe favor të atij vetë.
Dhe “gallata” më e madhe ka të bëjë me faktin se gjykatësi Dalip Bushi, kryesuesi i treshes që shpalli të vdekur të pranishmin në sallë, ka qenë në trupin gjykues në vendimin nr. 375 datë 11 qershor 2008 të Apelit të Tiranës, kur është dënuar Sali D. për falsifikimin e AMTP-së!
Po Dalip Bushi ishte gjyqtar edhe në çështjen civile që i përket vendimit gjyqësor nr. 984 datë 8 shtator 2009 të Apelit të Tiranës, ku ai mban qëndrim tjetër ndaj AMTP-së.
“Një shkallë më lart”
Kjo dosje dëshmon nga ana tjetër dhe për ekzistencën e një korporate në sistemin e drejtësisë, që shtrihet deri në Gjykatën e Lartë.
Më 8 prill 2013 para relatores së çështjes nr. 01812 në kolegjin civil të Gjykatës së Lartë Evelinë Qirjako është paraqitur një shtesë rekursi nga Xhemile Muça, ku depozitohen edhe dokumentet që vërtetojnë ngjarjen e mësipërme.
Por një muaj e gjysmë më pas, më 23 maj 2013, “G5”-a e z. Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Ardian Dvorani (kryetar), Arjanë Fullani, Evelinë Qirkjako, Medi Bici dhe Shkëlzen Selimi, janë dakord të mos quajnë krim falsifikimin e ditëvdekjes së shtetasit Sali D.
**********************
Gjuhë “organizate bazë” në KLD
“Prit, ti nuk mund të tallesh me KLD-në” , “Të konkurronte në Gjykatën e Vlorës, në të Korçës në qoftë se qenka kaq e interesuar për të punuar”. “ Por ka 2 vjet, s’e dimë çfarë ushtron?! Ushtron profesionin e avokates? Ushtron profesionin e lirë apo .. ?”
Këto fjali më lartë nuk janë të ndonjë inkuizitori të revoltuar, por as të ndonjë ish-kryetari organizate bazë partie, janë “perlat” e Gjinit, jo atij të Portokallisë, por Gjin Gjonit, anëtar i KLD-së dhe në “grykën e pushkës”, Gjini, kishte ish-kryeprokuroren Ina Rama kur i tha.
Këto detaje nga mbledhja e KLD-së dolën kur Ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama paditi dje Këshillin e Lartë të Drejtësisë në Gjykatën Administrative. Sipas padisë, Ina Rama kërkon anulimin e vendimit të KLD-së për mos emërimin e saj si gjyqtaret pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë. DITA e ka siguruar këtë padi, përtej argumenteve juridike voluminoze që ka bërë ish-kryeprokurorja, në dosje bien në sy disa transkipte nga mbledhja e KLD-së, ku u shqyrtua kërkesa e Ramës.

Gjin Gjoni është bërë pak kohë më parë anëtar i KLD-së të drejtuar nga Bujar Nishani dhe Elvis Cefa. Transkiptet zbulojnë se ai ka qenë shumë aktiv në “linçimin” dhe gjuhën ‘revolucionare’ të përdorur ndaj Ina Ramës në KLD. Nuk mbeteshin pas dhe të tjerët por ‘perlat’ e Gjin Gjonit të dala nga transkiptet, ndoshta mund të pasqyroheshin më denjësisht nëse shoqëroheshin vetëm me një shënim prej dy fjalësh: “NO COMMENT”. Nëse e lexon me vëmendje transkiptin, mënyra se si funksionon KLD-ja dhe mënyra se si shprehen në këtë mbledhje Bujar Nishani, Gjin Gjoni dhe Elvis Cefa tejkalon çdo sens mase dhe çdo dozë të qëndrimit institucional. Kur mbaron së lexuari transkiptin kujtohesh që e vetmja gjë që i kanë lënë pa thënë kryeprokurores në këtë mbledhje ka qenë shprehja: “Nuk ta falim që se ke xhan njësoj si ne Sali Berishën”. Transkiptin e shkëputur nga kërkesë-padia e Ina Ramës po e botojmë më poshtë të plotë:
Transkript nga mbledhja e KLD-së, pjesë e dosjes së Ina Ramës
77. Ndërkaq, ndër diskutimet e bëra nga anëtarët e KLD-së në mbledhjen e datës 24.02.2014, e cila prodhoi dhe vendimmarrjen që kundërshtohet gjyqësisht nga paditësja, rezultojnë të deklarimet të cilat i citojmë në vijim:
Anëtari Gjin Gjoni: “Në pikëpamjen formale, them që s’më duket normale dhe s’më duket e drejtë që zonja Rama t’i drejtohet Kryeministrit të Republikës në lidhje me emërimin e saj nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në pozicionin e gjyqtares. Është nonsens. Mund t’i drejtohet Presidentit të Republikës. Mund t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por që t’i drejtohet Kryeministrit në pikëpamje formale?! Unë nuk e di që Kryeministri emëron gjyqtarët?! Aspekti i parë formal …
… Aspekti tjetër që unë them, pse pikërisht zonja Rama kërkon kërkesën e tretë dhe pikërisht Tiranën? Të shkojë në Vlorë. Të shkojë në Gjirokastër. Të shkojë në Korçë. Vend i barasvlershëm me Gjykatën e Apelit të Tiranës. Në këtë pikëpamje, pse pikërisht duhet të vijë në Gjykatën e Tiranës? Mos kjo zonja Rama ka ndonjë atribut më tepër që ne duhet t’ia japim si Këshill i Lartë i Drejtësisë? … Të konkurronte në Gjykatën e Vlorës. Të konkurronte në Gjykatën e Korçës dhe t’i jepej prioritet në qoftë se qenka kaq e interesuar për të punuar në sistemin e drejtësisë. Por ka 2 vjet, s’e dimë çfarë ushtron?! Ushtron profesionin e avokates? Ushtron profesionin e lirë apo … ? Se thotë që marr 50% të pagës dhe nevojat ekonomike nuk më dalin për të realizuar …
… prit, ti nuk mund të tallesh me Këshillin e Lartë të Drejtësisë se bëre një punë të shkëlqyer si Prokurore e Përgjithshme …
Presidenti Bujar Nishani: “ … me të drejtë zoti Çomo pyeti pse nuk është futur më parë në rendin e ditës dhe natyrisht KLD meriton një përgjigje nga unë si Kryetar i KLD-së, që përcaktoj rendin e ditës. Ka një dhe vetëm një arsye që është shumë e thjeshtë: sepse kërkesa e zonjës Rama nuk është bërë në përputhje të plotë me ligjin … Nëse kjo kërkesë e zonjës Rama do të kishte ardhur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që për një, dy, tre, katër, pesë arsye nuk mund të shërbejë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, atje ku e ka ndërprerë por në një gjykatë të barasvlefshme, pa diskutim që ky Këshill do ta fuste në rendin e ditës menjëherë, do ta diskutonte edhe në kontekst të situatës …”.
Anëtari Gjin GJoni: “Aspekti i dytë që është i lidhur dhe unë e them, pse zonja Rama u kujtua pas 7 vjetëve që të vijë të kërkojë … ? Sepse ligji e kërkon 3 vjet … pse nuk erdhi për të kërkuar përpara atij Këshilli të nderuar ose këtij Këshilli në qoftë se ndonjëri prej jush ose prej nesh ka qenë pjesë e këtij Këshilli, që të kërkojë të respektohet neni 28 i Ligjit? … Unë them që zonja Rama edhe tek Krimet e Rënda për mendimin tim, duhet të futet në konkurrim me të gjithë gjyqtarët e Krimeve të Rënda të Gjykatës së Shkallës së Parë … Po fitoi të shkojë në vendin e punës”.
Anëtari z. A. B.: “ … citoj Ligjin e Prokurorisë. Me mbarimin e mandatit, me kërkesën e tij, në një nga tre vendet që ka ligji. Sa është afati me mbarimin e mandatit? Është pafundësisht? Është menjëherë pas mbarimit mandatit apo ka një kohë të caktuar kur mund ta paraqesë kërkesën Prokurori i Përgjithshëm? … në pikëpamjen time, në interpretim të këtij ligji, gjyqtarja Ina Rama, nuk e gëzon më statusin e gjyqtarit”.
Anëtari z. F. K.: “… kjo zonjë (paditësja Ina Rama) e ka humbur të drejtën për t’u rikthyer në sistem, pasi ka kaluar ky afat 3 vjeçar … Mua më duket e gabuar kërkesa e zonjës Ina Rama kur kërkon një vend ekuivalent dhe i drejtohet Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky nuk është vendi ekuivalent. Ky është vendi që i pëlqen asaj, por jo vend ekuivalent … Në këto kushte, them që e vetmja mundësi për këtë zonjë janë dy kërkesat e para, Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme ose në vendin e mëparshëm të punës. Apelin e Tiranës e ka humbur”.
Zv. Kryetari z. Elvis Çefa: “Unë jam i bindur që, nëse ne sot do të miratonim emërimin e zonjës Ina Rama në Gjykatën e Apelit Tiranë, absolutisht që do të cenonim një standard që ne vetë këtu e kemi vendosur shumë kohë më përpara me votim”.
* * *
Kryetari i Gjykatës së Apelit akuzon Gjin Gjonin e KLD për presione e përfitime
Kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj, akuzon anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, për presione ndaj tij dhe gjykatës duke kërkuar të ushtrojë ndikim në një çështje. Bëhet fjalë në çështjen gjyqësore ku shtetasi amerikan, Gerhard Haag akuzon shtetasin shqiptar Agim Selimi se i ka marrë një objekt me anë të një akti shitjeje.
Çështja është ndarë me short të gjykohej pikërisht nga kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj. Sipas sqarimit të kryetarit të Gjykatës së Apelit për Presidentin, njëkohësisht edhe kryetar i KLD-së, Gjoni ka shfrytëzuar një gabim njerëzor në publikimin e datës së fillimit të gjyqit, për ta sulmuar në analizën vjetore të punës për vitin 2013 të Gjykatës së Apelit.
Në vijim të sqarimit, Malaj ngreh dyshime se anëtari i KLD, i interesuar për përfundimin e çështjes gjyqësore në favor të të paditurit Agim Selimi, ka reklamuar në mënyrë antiligjore kërkesën e këtij të fundit për largimin e vetë Malajt nga gjykimi i kësaj çështjeje.
Sqarimin në lidhje me atë që konsiderohet ndërhyrje e një anëtari të KLD-së, kreu i Gjykatës së Apelit ia ka drejtuar edhe zv.Kryetarit të KLD-së Elvis Çefa, ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, si dhe 10 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, në sqarimin e tij shprehet se “ndërhyrja ose çdo lloj ndikimi tjetër në ushtrimin e detyrës së një gjyqtari tjetër përbën shkelje të rëndë disiplinore, si një akt apo sjellje që diskretiton pozitën dhe figurën e gjyqtarit”.
Madje Malaj ngre dyshimet se Selimi ka mundur të kalojë një letër dhe t’ua shpërndante anëtarëve të KLD-së pa kaluar më parë tek inspektorët, duke aluduar për ndihmën e Gjonit në këtë veprim.
Kryetari i Gjykatës së Apelit nuk ndalet këtu, por rendit edhe manipulimin, sipas tij, të bërë në rastin e aksidentit me vdekje të një 13-vjeçareje, për të cilën në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore, ia ka fatuar bashkëshortes.
Gjithashtu Malaj rendit edhe vendimin e Gjin Gjonit kur ishte gjyqtar, për një trafikant ndërkombëtar, shtetas i huaj, të cilit i ndryshoi masën e sigurisë duke e lënë në arrest shtëpie apo vendimin në çështjen “Duty Free”, në të cilën sipas kryetarit të Gjykatës së Apelit, përfshihet edhe aeroporti i Rinasit, çështje e cila ka prishur marrëdhëniet me Ministrinë e Jashtme gjermane dhe ku Gjin Gjoni, sipas Malajt ka fituar miliona euro nëpërmjet presioneve të bëra gjyqtarëve.
Letra i është drejtuar Presidentit të Republikës, ministrit të Drejtësisë, kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe anëtarëve të KLD-së në datën 3 mars 2014, ndërsa është vënë në dijeni mbi ankesën e shtetasit Agim Selimi drejtuar KLD-së më 28 janar 2014. Megjithëse ka kaluar mbi 1 muaj nga koha kur kryetari i Gjykatës së Apelit i ka drejtuar sqarimin, asnjë nga institucionet, përfshi këtu Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionin e Presidentit të Republikës apo Gjykatën e Lartë, nuk ka reaguar ndaj saj.





Replikat ne KLD, cfare skandali!!!!
nivel medioker inkuizitoresh
mendime e vlerësime krejtesisht personale sa edhe fyese, në interpretim të gabuar të ligjit. Tentohet me çdo kusht e mjet krijimi i bindjes tek anëtarët e tjerë të Këshillit për të rrëzuar kërkesën e paditëses.
Asnje jurist ne bote nuk e flet kete gjuhe. Aq me pak ndonje “president”.
Turp e faqja e zeze ne cfare duarsh jemi!
Para ca ditesh gjykatesi Gjin Gjoni u zgjodh anetar i Keshillit te Larte te “Drejtesise”. Gjin Gjoni eshte gjykates i njohur per shume ceshtje, sidomos ne lidhje me vendimet e ndikuara nga politika, por per zgjedhjen e tij PS-ja heshti. Jeteshkrimi i Gjin Gjonit ne media e kualifikon ate jo per anetar te KLD-s, ku do t’i duhet te analizoje punen e kolegeve te tij dhe te garantoje ligjshmerine e vendimeve gjyqesore, por per banken e te akuzuareve. E megjithate, sikur edhe ceshtja e emerimit te te shumeperfolurit Fatos Lulo, i cili deklaronte dhurata ne qindra mijero euro nga e motra, edhe kjo mynxyre kaloi pa u ndjere nga opinioni publik.
Ja disa prej akuzave ndaj Gjin Gjonit:
1. Shtimi i pasurise se pajustifikuar paraqitur ne te ardhurat e deklaruara: “Gjin Gjoni shet makinën 14 000 euro, blen të re 62 mijë euro të konsiderohet më i pasuri në vend.” (Gazeta Panorama). Me te ardhura 1.4 Milion leke ne vit merr nje kredi (shlyen 8566 euro ne vit, thuajse 50% te te ardhurave) prej 90 000 euro (gruaja gjeneron 800 mije leke te ardhura ne vit).
2. Vendime nen ndikimin politik. Gjin Gjoni eshte pjesetar i gjykates se apelit ku denohet Saimir Tahiri: Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte vendosur një dëmshpërblim që deputeti socialist duhet t`u jepte dy fëmijëve të kryeministrit. Gjithashtu Gjin Gjoni ishte anetar i trupes gjykuese se Apelit per gjyqin Meta, i cili hodhi poshte eskpertizen e FBI-se (ndoshta motivi per heshtjen e PS-s). Te tre gjykatesit e Metes, kane qene edhe per gjyqin e Prendes.
3. Gjin Gjoni akuzohet edhe per korrupsion, si lirimin e te akuzuareve ne menyre te kundraligjshme. Rasti i turkut trafikant, i cili u la ne arrest shtepie pa adrese ishte rasti me i fundit i perfolur. Nje rast tjeter ku gjykatesi Gjin Gjoni perflitet eshte ai i naftes virgin, ku u denua roja dhe dy shofere, por jo biznesmenet. Gjin Gjoni ka qene anetar i trupes per gjykimin e ceshtjes Fazllic, qe u pushua perpara nga prokuroria. Se fundmi eshte perfolur dhe mundesia e pjesemarrjes se tij e gruas se tij ne nje aksident rrugor.
Keto njolla do t’i mjaftonin cdo gjykatesi se paku te ngelej ne shkallen e pare per tere jeten, por ketu keta tipa bejne karriere. Me cudit se cfare vleresojne 230 e kusur gjykates kur propozojne “njerez me integritet” ne nivele te tilla perfaqesimi si KLD-ja. Cfare do te thote “integritet profesional” per keta njerez? Imagjinoni se ne cfare niveli jane ata qe e kane zgjedhur kete.
@ ppu ? Nuk shkruhet gjin gjoni por zhin zhoni. Drejtshkrimi sipas standartit “jozi” . Me shpresë që të mirëkuptohem!
Kur Kshillin e Nalte e drejton Jari i Odetes me gjysmen e trunit te paralizu nuk mundesh me prit veç se idjotsina te tilla.
TURP qe ai vazhdon te jete Komandat i Forcave te PA-armatosuna…,e kan katandis Shqipnin si mos me keq kto HAJDUTA me çizme BLU
PS heshti se i duhen te korruptuarit e PD ne KLD qe kur te vij koha per reforme, do ti hapi letrat atyre dhe do thote qe KLD duhet zhbere se eshte e mbushur me te korruptuar dhe te hape rrugen per nje sistem ndryshe, eshte kaq e thjeshte.
PS nuk flet sepse ky gjini i keput gjyqet ku “vegjelia” vjedh ndonje krodhe buke, kurse gjyqet ku “paria” vjedh miliarda ky u lepin kembet dhe merr licensen per te vazhduar vjedhjen
Edhe Nishan mustaqelliu, handikapati i republikes, paska folur, o nevojtore ambulante ku ke ze ti te flasesh! shko tek Odetka yte dhe ngroh krahun e mpire, o mendjempire
Se njof Gjinin, por njoh Saliun, duke njohur Saliun mund te them se cfare monstre plepash eshte edhe ky Gjin.
Kur njoh Saliun, njoh tere sistemin e plepave neper gjyqsor.
Kur njoh Saliun, jam shume i sigurte qe ish hetuesit e diktatures, te ingranuar ne ish sigurimin e shtetit, jane sot ne drejtesi.
Nje perzierje plepash dhe sigurimsash, sot kane kapur te tete sistemin gjyqsor.
Si mund ti shkaperderdhesh, ne mendje te vjen fjala Rebolucion, qe dote thote, populli duhet ti pushtoje gjykatat dhe ti coje ne gijotine, gjygjtaret e Saliut, keshtu me kete revolucion, smund te dale asnje Halime dhe te thote qe u shkel kushtetuta.
Ka dhe nje rruge tjeter qe kushtetuta te jep te drejten te qerrosh keta gjygjtare, Te rimeren edhe njehere ne dore te gjitha vendimet e dyshimta, si psh. Nje gjykates jep nue vendim negativ per nje padi dhe kur kjo padi shkon ne gjykaten e te drejtave te njeriut, kjo padi fiton te drejten, e drejte qe penalizon edhe taksapaguesit shqiptare, qe sjane fajtore per vendimin qe ka dhene berishiani ne gjykatat shqiptare.
Perse nuk u fut asnjehere hajduti Lilzim Basha ne gjykim, me rastin e demit prej qindra miljona eurosh ne rrugen Durres Kukes?.
Kush do qe te sheroje sistemin e drejtesise, e ka shume lehte ta beje, se vete vendimet e shumta ne dem te shqiptareve, jane hanxhari qe u rri mbi koke ketyre gjyqtareve te korruptuar berishiane.
Nje tjeter shprehje e turpshme e misogjinise orientale qe Bisha e vicidolit e ktheu ne baze te sistemit te tij tribal/sulltanor.
Per mua Ina Rama nuk e beri sic duhet detyren e saj si kryeprokurore -vecanerisht per krimet e 21 janarit… POR asaj i duhet njohur pa medyshje si asnje kryeprokurori “mashkull” me pare – qendrimi dinjitoz kunder sharrjeve te turpshme te Bishes dhe perpara komisionit te turpshem qe ky maskara katil krijoje per gjoja “pucin”.
Rama te pakten tentoi dhe u perpoq te zbardhte krimin e 21 janarit – padyshim me vonesa dhe me shume gabime taktike e profesionale – sic tentoi te merrej me disa prej krimeve te pushtetit te Bishes – me pak ose aspak suskes.
Ne sensin porfesional Ina Rama vete nuk besoj se eshte e (apo duhet te jete e)kenaqur me ate cfare arriti si kryeprokurore e vendit. Ajo nuk arriti te behej shembelltyra e “Silvia Kontit-it”. Por ajo te pakten tentoi dhe ne thelb beri shume me teper se cdo mashgkull prokuror per t’ju kundervene e qendruar balle pushtetit te gjithefuqishem e maskilist te Berishes.
Une nuk e di nese Ina Rama e merriton apo jo qe te jete Gjyaqtare e fateve te individeve shqiptare (nese keshtu eshte ne ligj e kushtetute – mendoj se ajo qendron shume here me larte se Gjon-et, Hajdar, Halim’t, Bylykbashet e Ristanet qe qelbur) por di qe ajo nuk merriton te merret neper gojet e ndyra te misogjinisteve KLD-ist perfshire merhumin e Nishanit te Bishes.
Ne si shqiptare duhet te merremi pikerisht me kete – mbrojtjen e personave dhe femrave ne detyre nga kafshet orientale. Duhet ti behemi balle te keqes se madhe qe ka kapur per fyti drejtesine shqiptare – neser nese Edi Rama dhe pozita e sotme perpiqen te kapin drejtesine per hesap te tyre duhet te perygatitemi te bejme te njejten lufte pa kompromis ndaj se keqes Rami-iste
Ky gjin Gjoni flitka si Saliu
Tipave mafioze te degjeneruar si Gjin Gjoni nuk ka se cfare t’u beje asnje hallke e pushtetit kapitalist qe eshte vendosur ne Shqiperi; me te mund te merren vetem njesitet guerrile te Partise Komuniste te Shqiperise.
KETA TE DY QE FLASIN, VERTETE MUND TE JENE HAJDUTA VETE, POR KJO BURBUQJA, ESHTE ME E RREZIKSHME AKOMA, SEPSE NUK KA AS MENDJE VETE NE KOKE E DEL JASHTE KONTROLLIT.
MIKESHA SHITI DOSJEN E ILIR METES.
SEQUI U DETYRUA JA THA HAPUR NE MEDIA, PAS VENDIMIT TE KORRUPTUAR TE GJYKATES.
“PROKURORIA SHQIPETARE, TE MOS DEKURAJOHET POR TA NDJEKE CESHTJEN NE STRASBURG”.
MIKESHA MORI PARATE E ILIR METES, KUPTOHET ME “BEKIMIN” E BAMIR TOPIT DHE JA SOT KEMI NJE HAJDUT NE KRYE TE SHTETIT.
JO GJYQETARE ME, POR E KA VENDIN NE BURG.
te keqen o dino ……po ku mi bere 6 milion o xhano …..e me te lumte ,,,per ty paska qen kjo dynja ….hajde fat hajde …po pse mor qerata me i zoti se djmte emi dole ???po na thuaj mor kopuk ..si i bere te bejme edhe ne…….A ju shplafte mortja thuaj ..po paske dhe dashnoren me djalin ..po hajde or ketej se kam dhe une nje koce te ndare nga burri …ka nja dya atre femije ….bej sevap ….rriti dhe ata fukarenj …hahhahahahahah degjenerim …..puf …..
Dinja mund te ket 6 milion, po lexoni pak deklaraten e pasurise se ketij Gjon Gjinit. O zotttt, ku i gjejne gjithe keto para, keta njerez kane zbuluar Eldoradon ne Shqiperi, e tmerrshme
E di ate muhabetin ti?
I thote muti kakes,
Une jane me i bukur se jam mut, e ti je kak.
Keshtu eshte puna e ketyre qe flet artikulli.
nivel shume i larte krimi – nivel shume i larte korrupsioni ne gjykata.
Simbioze.
Kjo eshte pergjigja per pyetjen tende bishtqeni
Nuk e dime cfare meritash ka Artan Broci qe eshte anetar i KLD, pervec faktit qe eshte vellai i Arben Brocit te vrare me 2 Prill 1991 ne Shkoder nga Saliu ne bashkepunim me Pjeter Arbnorin, nuk dime qe eshte i afte profesionalisht per kete detyre dhe faktit tjeter qe me kete sistem drejtesie eshte bere milioner me bordero (bordello). Per Gjin Gjonin kam mendimin qe duhet ti pergjidjet akuzes se ngrutur nga kryetari i Gjykates se Apelit per nderhyrje per te nxjerre te fituar klientin e tij qe e ka dorovitur ne EURO. E dyta e me kryesorja eshte, qe ky halabak i pangopur, person i keqperdorur nga Saliu&Familja, i paburre e hiqet si “mbrojtes”, i ligjit kur njihet mire ne rrethin e tij shoqeror dhe ne ate te drejtesise, po i kujtoj nje pjese te skenarit nga filmi “Skenderbeu” : Bariu Gjin ne nje bisede me Skenderbeun, ky i funmdit e pyet; or Gjin, a don me i luftu Turqit, Gjini i thote; po due por nuk kam palle, Skenderbeu i pergjigjet; qe bre Gjin mer kete PALLEN teme. Keshtu edhe Gjin Gjoni i yne poe lufton korrupsionin me PALLEN e te veteshpallurit “Skenderbe” , SaliC4.
kjo kld jo do shkrire po do djegur fare me gjithe sakatin ne krye
Vini re cfare individesh perbejne Keshillin e Larte te Drejtesise. Nje tufe njerezish pa integritet moral dhe, madje, disa prej tyre, edhe pa integritet profesional.
Me ben shume pershtypje gjuha qe perdorin.
Nuk e di a e vini re.
Eshte gjuhe “politike” jo gjuhe juristesh. “Politike” ne kuptimin me ordiner te fjales.
Fjalor mesatar dhe agresivitet provincial sidomos i ketij Gjonit
Qe systemi i drejtesise ne Shqiperi dominohet nga kriminelet, hajdutet ordinere e antishqipetaret e thekur kete e di edhe nje bebe qe sa ka filluar te flase. Fajin per kete nuk e kane gjin gjonajt, bujar nishanajt, evis qepat apo dine malajt, fajin e kemi ne si qytetare qe nuk ngrihemi t’ju a “presim” kokat ketyre oktapodeve primitive. E çafre mund te presim nga Ed Rama qe eshte sherbetori numer nje i tyre apo nga Ilir Meta qe eshte padroni i krimit dhe vjedhjeve ne kete vend?
Sa per Ina Raman, kjo po aq debile sa ishte kur erdhi ne krye te prokurorise po aq paska mbetur edhe sot. Ne qofte se ajo do te deshironte te kthehej ne punen qe ka pasur, duhet te kishte ndjekur rrugen qe parashikon ligji dhe jo te shkonte ti kerkoje favore kryeministrit. Edhe pse te gjithe e dime se gjykatesit e salehut nuk do t’ja kishin dhene vendin e punes, perseri ajo duhet te kishte bere kerkesen brenda afateve ligjore. Por me sa duket kesaj i ha bytha te tregoj se ka mbeshtetjen e Ramen … dhe eshte e zonja te hakmerret ndaj salisteve! Llogjike primitive qe tregon debillekun e saj!
E çfare mut shteti ligjor do presim te ndertohet ne Shqiperi kur te gjithe keto paloçot qe kontrollojne politiken dhe drejtesine bejne gare me njeri tjetrin kush e kush e shkel ligjin me shume!
Nuk kane faj ata, fajin e kemi ne qe jemi bere si skllever dhe tolerojme keta MONSTRA!! JEME VERTET POPULLI ME I TRASHE NE BOTE!
keto jane kriminela dhe hiqen si parimor gjin gjoni ka qene pa breke tani eshte bere mirliader me korupsion po nuk ka qeveri dhe parlamet ti dergoje ne burg keta maskarenj
horra e sterhorra ne krye te drejtesise shqiptare maskarenj e pushter bij kurvash e putanash kane ne dore gjyqsorin shqiptar ndersa parlamenti eshte ne agoni te thelle me ato 84 gjumash
Nje nga shtyllat e fundit te pushtetit te felliqur te Sali Berishes …
Po ti gjon pse s’vete ne tropoje apo librazhd po do tiranen,apo e harrove shpellen NGA ke ardhur
Fortifikimi i KLD nga ana e Saliut, duhet shkaterruar urgjentisht.
Me ne fund kryeministri Rama duhet te kuptoje, se nuk mund te coje asnje denoncim ne prokurori, perderisa ne KLD, ndodhen gjygjtaret e Saliut.
Gabimi i vetem i Ina Rames eshte se u frigua para presionit te shpellarit, kur ishte ne rolin e kryeprokurores.
Nuk mund te them se i takon nje vend ne gjyqsor apo jo, e pati ne dore te coje kriminelet para gjyqit, por nuk e beri.
Por kanceri ne Gjyqesor e ka rrenjen ne KLD, duam ta sherojme gjyqsorin shqiptar, atehere te gjehet mekanizmi kushtetues dhe te shkrihet kjo vater infenksioni.
bashkpunimi serbi greqi ja si del vihene shkelsite e ligjit dhe injorantete dhe sdo tia di kush dhe jepete urdher mos te ndihete njeri dhe u lihete dore e lire qe te rjepine popullin ne miliona dollar e euro veteme qe te shkatrojne ta fusine ne vllavrasje pere pronate e hasmerite dhe qe keta po e bejne shume mire dhe veteme qe ne funde te dali i fituare serbi me grekune pra keta po zbatojne shkatrimin e shqiperis ne mos zhdukjene e saj
K.L.D. e trustit të gështenjave….
Hajduti akuzon hajdutin!
Ky eshte Sistemi i Drejtesise se kalbur dhe i kapur nga Mafia, ku ne krye qendron Sali C4 dhe Shkerdheni. Mire hajdutui akuzon hajdutin, por kete e ben tek kapter Jari, qe ne vend te truve ka tallash, te pjerdhsha mendjen shoku Ulog.
gjoni ka liruare metene me video drejtesine e ka meta dhe ka shembulle ky qe shendetsia u shkatrua nga antishqiptarete vasi dhe tavo kete po bene dhe ai qe na vuri flamurin me kok poshte ne greqi panariti tallete thote prodhimete shqiptare jane te mira qe me te poshtere dhe me te pabes se shqiptari ska cdo prodhim bujqesore eshte hile melamine me niseshte te vjene veshtire dhe anicire te shofeshe keto prodheime pra keshtu do behete dhe derjetsia do denoi ilirime me blloke gjinone hahahahah do behete refornme ne drejtesi pra shifete mire pere sherbimin e zhdukjese dhe shkatrimin e shqiperis i dhane 17 deputete qe po te lexoshe voten hd deshirene e popullite smere as 1 dhe sa ketu te vendosene kushe fitone dhe sa deputete mer njeri apo tjetri dhe te fitojne ata qe duane armiqte e shqiperis shqiperi ska dhe sd te kete poshte teroristae tradhtare te vendite te tyre
KLD – eshte nje bande kriminale e strukturuar e armatosur.
KLD – eshte kupola e korrupsionit, e mashtrimit e grabitjes dhe vrasjes dhe vetvarsjes se popullit shqiptare .bande e strukturuar kriminale.
KLD- KLD – KLD – Bande dhe vetem bande – e armatosur ——-
Nga perkufizimi keto jane “mendjet me te dnritura ligjore te Republikes” Keshilli i larte…I…
Ne 2012 Unioni I Gjyqtareve ngriti dallge dhe Shkoi tek Kushtetuesja pikerisht per nje fraksion te ligjit 28 {28/1} dhe disa te tjere, qe bien ndesh me parimin e Gjyqsorit ne bote.
“Ne pikën 3.4 të Kartës Evropiane mbi Statusin e Gjyqtarëve është përcaktuar se: “Një gjyqtar/e që ushtron këtë funksion nuk mund, në parim, të caktohet në një pozitë gjyqësore tjetër ose të caktohet diku tjetër, madje as nëpërmjet ngritjes në pozitë, pa dhënë lirisht pëlqimin e tij/saj. Përjashtim nga ky parim, lejohet vetëm në rastin kur transferimi parashikohet dhe është shprehur si sanksion disiplinor, në rastin e një ndryshimi të ligjshëm të sistemit gjyqësor dhe në rastin e një caktimi të përkohshëm për të përforcuar një gjykatë fqinje, me kohëzgjatje maksimale të këtij caktimi të kufizuar rigorozisht me ligj”.
Ne kte rast ka pasur Gjyqtaret Kushtetues, Perfaqesues te Kuvendit, te Ministrise..dhe KLD? ka qene absente. Ndoshta e zene me pune te tjera. Znj Rama ka qene gjyqtare e ka plotesisht te drejte te kthehet ne vendin qe ka pasur. Jo ne Korce e as ne Vlore, por ku ka qene me pare. “Ajo s’po ju jep aprovim per levizje te tjera” ndersa ju “po e displinoni”.
Zoterinje te institucioneve te larta e shume te larta, mos e teproni me veprimet e vendimet tuaja sepse Sovrani kur kalohet masa mund te perdor shume alteranativa, jo vetem ato te 90-tes, 97-98-tes, por edhe ato te regjistruara ne Rumani pse jo edhe ato qe perjetohen ne Siri e gjeket. Po nenvizoje se shteruan mjetet e sofistikuara per te mbajtur te skllaveruar popullin shqiptar dhe po intesifikohen cdo dite aftesit e tij per te mbrojtur te drejtat dhe lirit e tij jo vetem me vota por edhe me mjete te drjera te cila kur i perdor Sovrani quhen detyrimisht demokratike. Mos e haroni asnjehere kete, sidomos ketej e tutje, te paret ju qe paguheni nga taksapaguesit per ta garantuar lirine dhe te drejtat e Sovranit.
Per problemin konkret do tju them vetem nje gje: Turp tju vij per mendimet dhe konsideratat qe shprehet ne K.L.D. e fundit per Z.Ina Rama, sepse dikur ju te paret dhe te gjithe te tjeret ne profesione si tuajat, e quajtet Silvia Konti. Si ka mundesi te deklaroni zyrtarisht ato konsiderata per nje femer qe meritoi detyren e lart te Kryeprokurorit te Republikes dhe qe asnjehere populli nuk perdori cilesime te turpeshme si ato qe ka perdore per disa prej jushe vazdimisht, bile edhe sot gjithe diten? Ju qofshi!
Me respekte te medha per zonjen Ina Rama qe gjithe jeten e saj u karakterizua nga urtesia e profesionalizmi i lart.
V.Duka.
Gjin Gjoni i akuzuar nga shoket e partise se vet per pislliqe ne Gjykaten e Apelit po perpiqet te laje m…n me sh…e !
Z. Gjin ke quan ti “Keshilli i Nderuar” ?
Kur lexon keto diskutime te vjen per te vjelle.
http://www.revistajava.al/kryesore/2014414/21-janari-dhe-gerdeci-dy-dosje-te-ndotura-qe-nga-fillimi
kjo eshte keshilli i larte i drejtesise??????????? ke ta jane nje tufe barinj qe nuk bejne gje tjeter por mbeshtesin njeri tjetrin.keta jane nje tufe halabakesh ku mbeshtesin akoma shprehjen e saliut
qe kjo l… rru… nuk duhet ndihmuar. a e dini qe po te ishte ndonje ushtare i saliut dote ishte bere nami. rrezik edhe protesta dote organizonin per promovimin e tij. ketu jemi jo ne limitet
e demokracise por besoj se i kemi shkelur ato me dy kembe.ky gjygjtari gjin gjoni
nuk akuzohej nga kolegu dhe kryetari i tij per mitmarrje,korrupsion dhe shume vendime
te tjera ne kundershtim me ligjin?????? apo vazhdon akoma ajo shprehja:ja ligji ja dhe maliqi!!!.
keta jane rastet kur e gjithe shoqeria civile duhet te ngrihet ne protesta. ku jane??? apo edhe shoqeria e ka koken nen sqetullen e berishes??.kur dote kuptojme qe mete vertete jane 4 pushtete por te punojne ne harmoni me njeritjetrin, dhe jo ti shpallin lufte njeri tjetrit. ndryshe qytetaret do te paguajne gjithmone. tha qe dote parashikojme qe te sjellim ne shqiperi nje grup prokuroresh nga eulex
dicka te perafert kerkoi edhe ministri i drejtesise, me duket se ka ardhur momenti qe keto te averohen sepse kemi me te vertete nevoje. indinjuese. jo se kam ndonje simpati per ina ramen por
per arrogancen dhe paturpesine qe shprehen keta zoterinjte qe duhet te japin vendime kaq te rendesishme…..
Kjo eshte lufta e mafias se gjyqsorit.. te dy jane vendosur nga Saliu dhe Argita. Alaudini ka deklaruar 6 miljon euro pasuri dhe burimi eshte nga pleqte e tij qe paskan firme ndertimi.Por rezulton qe firma e ndertimit ka fituar aq sa te ushqeheshin pleqte e Alaudinit dhe te merrte ky ndonje leke per te mbajtur dashnoren me djalin e saj… Por Cim Gani e meson qe te paguaj ca tatime per firmen e te jatit dhe keshtu mbyllet muhabeti dhe paret dalin te pastra.., sic u be me Rrem Kushen…shtet i krimbur ….Ndersa Gjin Gjoni te njejtat merita ka si Alaudini.. mafioz
Ti alaudin ,gabimisht je ber dhe gjykates ……cdo njeriu u vjen nga pas historia ….prinderit e tu zotni kan vjedh sa u ka dash qejfi ,,,ajo normistja enaftes dhe babai yt me bidona evidhte karburantin dhe e shiste …..qysh na u ben ndertusa ?? apo …..punon djali e kan shkolluar djalin ……lume e det e kocimare thuaj …..
VR !!! Kur themi gjin gjoni nënkuptojmë saliu dhe kur themi saliu nënkuptojmë gjin gjoni. Komenti i metejshëm,i panevojshëm…!?
O Pellumbe, he mo te lumte, me gjin gjonajt e ke kapur ti! Pse ma harroke dine malajn mo Pellumbçke? Mos te ka kryer ndonje “sherbim” ky dinja? Per gjithe dynjane qe ka dy gram tru, si gjin gjoni dhe alaudin malaj te dy plehra e hajdute te sale vicidolit jane.
Gjin Gjoni eshte nje pusht e jo jurist. Rasti e ka sjelle ne kujtesen time per dy çeshtje te njohurve te mij te gjykuara prej tij hapur ne shkelje te ligjit e per veprime korruptive…
Shifjani pak doren
Gjykates me ore floriri ne dore.
Si gangster zezak
Ju hengert dreqi me gjithe parate tuaja
Nga shofer ne nje ambasade i kapur per vjedhje kthehet ne Tirane dhe behet gjyqtar. Permendet dhe ne raportet e nderkombetareve per marrje te nje foristrade si rryshfet dhe perseri eshte gjyqtar ne Tirane. Zhulsi apo dicka e tille nuk ja mbaj mend emrin.
Foto e mender Nishianit dhe mender Gjinit flasin sa 1 milion fjale. Me keta ne kurriz Shqiperia do bej poshte e me poshte. O Ram, o zdap, me ty tallin trapin edhe keta tipat si Nishani dhe Gjini, lere me Sala me Familjen. Nen qeverisjen tende do te kete Rilindje vetem per keta soj njerzish. Zdap.
Avash, avash, po vjen prape koha e Avni Rustemit…
Universiteti i Plepave shpikja me e madhe e SALI-TUNXHIT.
Moj lindushkë? Po unë nuk e njoh fare alaudinin tat moj goce!? Pse ky qënka kushti,- d.m.th ata që njeh ti duhet me patjetër ti njoh edhe unë? Ua moj linduçkë çfarë kushti të rëndë më ke vënë? Tani sipas këtij stili më duhet të njoh të gjithë ata që njeh saliu !? Dorëzohem lindushkë!?
VR!!? Moj lindushkë? Po unë nuk e njoh fare alaudinin tat moj goce!? Pse ky qënka kushti,- d.m.th ata që njeh ti duhet me patjetër ti njoh edhe unë? Ua moj linduçkë çfarë kushti të rëndë më ke vënë? Tani sipas këtij stili më duhet të njoh të gjithë ata që njeh saliu !? Dorëzohem lindushkë!?