Fatos Hoxha, dy herë deputet i PD, kritikon udhëzimin e kryetarit Basha, i cili përjashton nga zgjedhja në krye të PD të çdo ish- kryetari, çdo deputeti, kryetar komune apo bashkie, pra gjithë elitën politike të PD-së. Në një reagim të tijin në Facebook, Hoxha shpreh shqetësim për përjashtimin nga gara e deputetëve apo të zgjedhurve vendorë:
Postimi i plotë
“Nga media e shkruar u njoha me udhëzimin e kryetarit të PD-se, Nr.2 ne lidhje me analizen dhe zgjedhjet ne parti. Personalisht jam nje njeri qe me pëlqejne rregullat dhe vazhdimisht kam kërkuar dhe kërkoj zbatimin e tyre. Pas humbjes se zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit 2013, kryetari i PD dha dorëheqje të parevokueshme, por megjithese kishte dhene doreheqjen, shpalli dhe percaktoi edhe rregullat e reja per zgjedhjen e kryetarit te ri. Inovacion i ish- kryetarit dhe shkelje e Statutit te Partise, duke bere njëheresh edhe ngrirjen e te gjitha institucioneve drejtuese te partise!!!
Jo vetem une, por edhe shume te tjere ne pamundesi per te ngritur zerin ne institucionet e “NGRIRA” te partise, shkruam dhe folem ne media per zbatimin e rregullave dhe te Kushtetutes se Partise (Statutit te Partise), nuk u degjuam dhe procesi i zgjedhjes se kryetarit te ri vazhdoi dhe u krye i shoqeruar me shume shkelje. E kam thene dhe me duhet ta citoj perseri se kushdo qe te konkurronte me z. Basha ne ate moment, do te dilte i humbur, dhe per kete kam renditur edhe aresyet qe nuk dua t’i perseris. Pra z. Basha shihej si favorit kryesor dhe si shpetim per demokratet ne ato momente te veshtira.
Ky ka qene qellimi qe kemi kerkuar rregulla, sepse kemi menduar dhe mendojme se zbatimi rigoroz i tyre do e nxirrte me te forte PD nga ky proces ku kishte hyre, nga ky proces ringritje apo “Fillimi i Ri” i shpallur nga kryetari i ri tashme. Ne udhezimin e pare qe nxori kryetari i ri pas ardhjes ne krye te partise, percaktonte KOORDINATORET ne te gjitha rrethet e Shqiperise (perfaqesuesit e kryetarit) terminologji kjo qe nuk gjendet ne asnje dokument zyrtar te PD!!! Nuk eshte ky qellimi i ketij statusi, pra te merrem me rregullat, pasi per ato kam folur dhe ne vazhdim do te flas.
Ajo qe na befasoi jo vetem mua, por edhe shume ish- deputete, deputete, anetare kryesie, anetare te Keshillit Kombetar etj, ishte perberja e listes emerore te koordinatoreve ne rrethe te kryetarit. Askush nuk dinte gje se si ishin perzgjedhur ata emra, me ke ishte konsultuar kryetari. Ne kete liste koordinatoresh ndodheshin emrat e drejtuesve te larte te doganave, hipotekave,kompanive energjitike, zyrtaresh me dosje ne prokurori, zyrtaresh te “kapur’ dhe te perdorur, por ne te njejten kohe,edhe emri i dikujt qe bashkepunon ne biznese me zyrtare te larte socialiste.
Te gjitha keto perfliteshin dhe perfliten ne demokrate, por edhe me gjere… Kryetari i ri kishte shpallur fillimin e ri me njerez qe perceptohen si shkaktaret kryesore te humbjes te PD ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit 2013. Kjo vazhdon te thuhet ne demokrate, por shume pak e kane thene dhe e thone me ze te larte, ndoshta kryetari nuk di gje!! Dhe ja sot njihem nga media me udhezimin nr.2 per analizat dhe zgjedhjet ne seksione, g/seksione dhe dege te PD ne rrethe. Nje udhezim me permbajtje dhe moral demokratik, ku ne baze te zgjedhjeve do te jete REZULTATI, si asnjehere tjeter.
Personalisht e vleresoj kete udhezim, i cili drejtuesit e rinj do t’i zgjedhe mbi bazen e rezultateve te arritura, por ajo qe me le shije jo te mire jo vetem mua, eshte pika ku shkruhet per “analizen e zgjedhjeve te 2013, e cila do te fokusohet edhe te fenomeni i joshjes se votuesve, vleresimin e mases se ndikimit te ketij fenomeni ne rezultatin e qendres se votimit perkatese si dhe menyrave dhe skemave te perdorura nga kundershtari per realizimin e joshjes se votuesve te mundshem te PD – se…”.
Pra ne nje ane themi do te bejme analize te humbjes duke nxjerre faktoret reale te deshtimit, te cilat jane bere te ditura tashme si arroganca, prepotenca, korrupsioni, humbja e lidhjeve me bazen etj, etj, dhe nderkohe ne udhezim shkruhet te merremi me shitblerjen e votes, skemat se si jane joshur demokratet…!!! Ciles pike te udhezimit t’i besojme? Asaj te analizes se shkaqeve reale te humbjes apo te merremi me fenomene anesore te cilat ne perfundim do t’i sherbenin fshehjes dhe mbulimit te problematikes te para dhe pas zgjedhjeve. Vetem nje analize e hapur dhe korrekte do te bente te mundur ringritjen e shpejte dhe te sigurt te forces sone politike, gjithçka tjeter nuk do t’i sherbente kesaj. Udhezimi perjashton nga rizgjedhja kryetaret aktualë te partive, qe kane rezultate me te dobeta krahasuar me zgjedhjet politike ne vitin 2009, duke filluar nga seksioni, gr/seksion, dega e partise ne rreth. Ne te njejten kohe perjashton nga gara edhe deputetet, dhe te zgjedhurit vendor.
Shqetesim ne kete rast perben jo fakti i perjashtimit te tyre nga gara, pasi kjo eshte nje risi por ne krye te ketij procesi me kompetenca te plota jane koordinatoret e Kryetarit te Partise per te cilet dyshoj ne produktin qe do te dale nga puna e tyre. Shkaku i dyshimit lidhet me te gjitha ato cfare perfaqesojne nje pjese e koordinatoreve.Mos valle atje ku kemi cuar perfaqesues doganier, tatimor, etj etj do te kemi kryetar partie te te njejtit model. Kjo eshte ajo qe me shqeteson. Ringritja dhe fillimi i ri i Partise Demokratike nuk duhet te kete lidhje me te tilla modele drejtuesish nese duam qe ky proces te jete i shpejte dhe i qendrueshem ne rezultat”.

Ku i thua dhe ti copa katunarit vetes elite ????
Bravo Fatosi e meriton nje skenar misterioz dhe fatal.
Huuurrrrraaaaaa me se fundi dikush hapi gojen ne PD……sa habi!!!!!!!!!!!
Me lind direkt pyetja A FILLOI DEMOKRACIA NE PARTINE DEMOKRATIKE ????????
Nuk e dija qe Basha paska perjashtuar nga gara humbesit e zgjedhjeve, por ne eshte keshtu mire ka bere e do beje me mire akoma qe te mos zgjedhe me ata qe kane qene ne kryesi me vite kot si dordolece.
Me vjen mire per menyren se si e keni trajtuar problemin z. Fatos. Por ky problem eshte dashte te diskutohej fill pas zgjedhjeve te 23 qershorit, atehere kur problemet per humbjen e zgjedhjeve ne rang seksioni, grup seksioni dhe dege te PD ishin te fresketa. Eshte e vertete qe dihen problemet qe shkaktuan humbjen e PD po marr si shembull Qarkun e Shkodres,por nga qershori deri ne prill te 2014 ka kaluar nje kohe e gjate dhe gjakrat jane zbute,keshtu qe analiza nuk behet e plote. Gjithashtu ne nje udhezim te PD eshte trajtuar dhe problemii moshes per zgjedhjen e kryetareve te grup seksioneve dhe te degeve.Me duket pak absurde, sepse drejtimi i PD qe ne nivelin e seksionit dhe te grup seksionit, nuk ka nevoje per te theksuar moshen e anetarit te PD qe zgjidhet,por duhet te shikohet cfare ka dhane ai gjate gjithe qenies se tij ne rradhet e PD.Merrni shembull partite si motra ne vendet e tjera,nuk diskutohet fare mosha por vetem aktiviteti i personit. Dhe ne qytetin tim te Shkodres ka shume persona megjithese jane afer te 60-ve jane shume me bindes per drejtimin e PD se sa disa te rinj qe nuk kane asnje fare eksperience ne drejtimin e PD. Shembuj mund te jap boll,por due me permende profesorin tim z.Fatos Gjyrezi,modeli ne cdo pune qe ka patur,atehere pse mos te jete ky drejtuesi i PD per Shkodren. Nje drejtues i tille pergatit si duhet edhe zgjedhjet lokale…. dhe PD fiton perseri ne keteQytet
E mor Fatos, qe ske kuptuar asgje nga Saliu.
Te sugjeroj qe te hapesh nje varr per vehte, se edhe varrezat skane me vend, gjeje vendin sa je akoma i njohur se kur te biesh hero i punes demokratike, ka shume mundesi qe edhe varr mos te kesh.
Si duket paske dal vullnetar te biesh hero per partine.
Saliu ka per te organizuar atentatin, menyren nuk e tregon.
Basha duhet te largohet vet i pari se eshte humbes, i’a dhane e dhe bashkine qe nuk fitoi, i dhane edhe partine
Po doganat i ka pas humbesi Ritka i Rakickes. Apo Lulezime Basha kishte pjesen e tij. Bravo PD