SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuar DITA! Megjithëse është një problem i kapur herët, por i pandëshkuar si fenomen, ka krijuar precedent që disa universitete private të kthehen në qendra biznesi për shitje diplomash, gjë që do dëmtojë rëndë prestigjin e arsimit të vendit tonë. Rreth dy vjet më parë u deklarua me pathos që u arrestua “rektori” i universiteteve të Tiranës, ju gjetën dyzet e gjashtë vula, diploma të mbushura, por pa emra, patenta ndërkombëtare pa emra, të holla etj. Çudia ishte se vetëm një herë doli njoftimi që u kap, por se ç’u bë më vonë, nuk u mor vesh. Mendoj se ja vlen që qeveria e tanishme të merret me këtë problem. Duhet të na shqetësojë fakti që blihen diploma të shkollës së lartë pa bërë më parë shkollën e mesme, ndoshta edhe shtatë vjeçaren. Ai “rektor” prodhoi juristë e inxhinierë sa nuk ka nxjerrë Universiteti i Tiranës që nga krijimi e deri më sot. Është e nevojshme që Ministria e Arsimit të ushtrojë më shumë kontrolle në universitetet private që janë kthyer në qendra biznesi dhe jo kulture e dije, nëse dorëzohen dokumentet e shkollës së mesme apo jo kur bëjnë regjistrimet.
Është mbushur Shqipëria me misra me kubikë, po mbillet padija, injoranca profesionale. Është e mira e këtij vendi që të shtrydhet “rektori”, emri i të cilit është i regjistruar, dhe të tregojë sa shqiptarë injorantë pajisi me diploma me emra, me qëllim që siç pastron Ministria e Mbrojtjes rrugët, ashtu dhe Ministria e Arsimit të pastrojë vendin nga injoranca e mbjellë nga “rektori”. Veprimi i “rektorit” të konsiderohet krim i rëndë, pasi ndëshkon të ardhmen e një populli. Kështu mendoj se do të jetë më e shëndetshme dhe më e sigurt rilindja. Përshëndetje nga Korça, Spiro.

O Spiro, ma thauj emrin e atij rektorit se du te shkoj te bej nje diplôme 5000 lekesh per lopen….
ashtu eshte ministrine e mbrojtjes e kemi per te pastruar rruget ndersa ajo e mjedisit vigjelon dite e nate per te mbrojtur kufite!