Ish-futbollisti i Barcelonës, Michael Laudrup, e ka mbështetur Lionel Messin për të treguar cilësitë e tij në finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit.
Argjentinasi ka rënë paksa nga standardet e tij të zakonshme, megjithatë ishte pikërisht në ‘el Clasico’ kundër Los Blancos (në muajin mars) kur shënoi het-trik.
“Ai është më i miri në botë dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Në ndeshjet e fundit, nuk ka qenë në formën e tij më të mirë”, ka theksuar Laudrup për radiostacionin La Xarxa.
Në finale nuk do të paraqitet rivali kryesor i Messit, Cristiano Ronaldo, i cili është i lënduar.
