​Ban Ki-moon-Putin bisedë telefonike për situatën në Ukrainë

anazapta

Sekretari i përgjithshëm i OKB’së Ban Ki-moon ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin në lidhje me situatën në Ukrainë.

Putin ka kërkuar nga Ban Ki-moon që OKB’ të dënojë përdorimin e forcës nga autoritetet ukrainase.

“Pala ruse pret një dënim nga ana e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkësisë Ndërkombëtare në drejtim të veprimeve anti-kushtetuese të Ukrainës”, ka njoftuar Kremlini zyrtar.

Zyra e sekretarit Ban Ki-moon ka thënë se në bisedën mes sekretarit dhe presidentit rus, është diskutuar rreth situatës së paqëndrueshme në Ukrainën lindore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *