Bregu e Topalli kundërshtojnë udhëzimin e Bashës në kryesinë e PD-së

anazapta

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur sot në mbrëmje kryesinë e PD-së, për të diskutuar rreth procesit të riorganizimit të partisë. Në fillim të mbledhjes ka nisur sherri në kryesinë e PD.  Udhëzimin e lëshuar nga Basha për koordinatorët në rrethe,  i cili përjashton deputetët nga zgjedhja në krye të partisë nëpër degë. Anëtaret e kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, kërkuan shpjegime nga kryetari i PD-së Basha, lidhur me udhëzimin që ai publikoi dy ditë më parë.  Jozefina Topalli  i ka kërkuar Bashës arsyet për të cilat ky udhëzim nuk u diskutua dhe nuk u miratua në forumet drejtuese të partisë , në kryesinë e saj.  Topalli ka shprehur shumë rezevra lidhur me funksionimin e forumeve drejtuese të PD-së. “Janë apo nuk janë forume?” mësohet të jetë shprehur Topalli,  gjatë debatit me kryetarin Basha.

Burime pranë kryesisë së PD-së bëjnë të ditur, se Bregu është shprehur ndër të tjera, se është jo normale që vendimet, të cilat merren për riorganizimin e partisë, anëtarët e kryesisë së saj i marrin vesh nga mediat. Majlinda Bregu gjithashtu kontestoi procesin qysh në nisje të tij, duke iu kthyer përcaktimit të kordinatorëve.

Topalli e Bregu kanë kërkuar shpjegime lidhur me emërimin e kordinatorëve pa miratimin e  forumeve të partisë dhe për mungesën e transparencës së këtij procesi, që po drejtohet nga kryetari Basha dhe stafi i tij i ngushtë në parti. Për të gjitha pretendimet, kryetari Basha i ka dhënë të drejtë dy zonjave anëtare të kryersisë së partisë. Ky ishte reagimi i vetëm i Bashës, ndërkohë që nuk është diskutuar për reflektim të tij në këtë drejtim në vazhdimësinë e procesit.

Në mbledhjen e kryesisë është diskutuar rezultati i fazës së parë të riorgaiznimit të PD-së,  anëtarësimet e reja. Pak ditë më parë, Basha tha se anëtarësia e PD-së është në shifrën e saj më të lartë qysh nga themelimi të kësja partie. Ndërsa i gjithë procesi i anëtarësimeve është pritur me rezerva nga anëtarët e kryesisë, të cilët nuk kanë informacionin e duhur për këtë çështje referuar edhe faktit që janë tërësisht jashtë procesit.

/lajmepolitike.com/

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *