PD disponon letrën e SHISH-it për trafikun e drogës në ushtri

anazapta

Prej ditësh Partia Demokratike ka nisur një seri akuzash për Forcat e Armatosura në lidhje me trafikun e drogës. Fillimisht ata ngritën disa pyetje për Ministren dhe Kryeministrin, më pas e ashpërsuan gjuhën për të arritur te dita e djeshme ku në mënyrë konkrete thanë se nga aeroporti i Gjadrit është ngritur avion ushtarak me lëndë narkotike. Burime nga kjo parti bëjnë me dije se selia blu disponon një letër të shërbimit sekret shqiptar, që duket se konfirmon ekzistencën e dyshimeve mbi përdorimin e strukturave të ushtrisë për trafikun e drogës. Mbi këtë letër të Shërbimit Informativ Shtetëror duket të jetë bazuar denoncimi publik i bërë nga drejtues dhe deputetë të PD-së, të cilët akuzojnë ushtrinë shqiptare për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Sipas burimeve të besueshme, ka qenë një informacion i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, sot Agjencia e Inteligjencës Ushtarake, prej nga ka nisur edhe verifikimi i të dhënave. Burimet konfirmojnë se bëhet fjalë për informacione të mbledhura nga policia kriminale e Policisë Ushtarake dhe më pas të përpunuara brenda strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes. Për vërtetimin e dyshimeve janë angazhuar shërbimet dhe strukturat në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me policinë dhe shërbimin sekret. Megjithatë mbetet ende e paqartë koha së cilës i referohen të dhënat e ushtrisë dhe më pas ato të Shërbimit Informativ të Shtetit për dyshimet mbi trafikun e drogës në strukturat e ushtrisë shqiptare.

 

Akuzat e PD-së dhe roli i Vishos

Mazhoranca prej kohësh akuzon kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika se nxjerr informacione në favor të Partisë Demokratike dhe nuk informon qeverinë. Për këtë ai është ftuar edhe në Komisionin e Sigurisë për të raportuar. Ditët e fundit në publik ka dalë edhe një mesazh telefonik i Ministrit të Brendshëm që ekspontentë të mazhorancës mendojnë se mund të ketë lidhje me një përgjim të paligjshëm ndaj Ministrit. Prej disa javësh PD është duke bërë akuza që në fakt mund të dihen nëse ke një burim të fortë në SHISH, ose vetë SHISH i raporton në mënyrë periodike PD-së.

 

 

Visho Ajazi më 22 prill raporton në Komisionin e Sigurisë

Kreu i Shërbimit Sekret shqiptar, Visho Ajazi Lika, do të kthehet javën tjetër në Kuvendin e Shqipërisë për të raportuar, duke kaluar barrierat që ia ndaluan një hap të tillë. Komisioni i Sigurisë ka vendosur sot që Visho Ajazi Lika të raportojë para deputetëve në komision ditën e martë, më datën 22 prill ku do të përgjigjet për përgjimet e drejtuesve të policisë dhe çështjes së ngritur për emërimet pa kriter në kupolën e drejtuesve të Shërbimit Sekret Shqiptar. Kryetari i SHISH ka marrë disa ditë më parë çertifikatën e sigurisë, duke u pajisur kështu edhe me ligjshmërinë e raportimit për çështje që përbëjnë sekret dhe që garantojnë sigurinë kombëtare. Ndërkohë, një grup prej 5 deputetësh do të zhvillojnë shumë shpejt një kontroll të inicuar nga deputeti socialist Pirro Lutaj në institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

 

Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzar kryeministrin Edi Rama se ka përdorur votat në Komisionin e Sigurisë se ka urdhëruar deputetët e mazhorancës që të hedhin poshtë kërkesën e PD-së për thirrjen në seancë dëgjimore të Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në një postinm në Facebook ai shkruar se kryeministri Rama ka frikë nga transparenca.

 

Pirro Lutaj

PS ka reaguar mbi deklaratat e selisë blu për trafikun e drogës. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, deputeti Pirro Lulaj akuzoi opozitën se po sulmon politikisht policinë e shtetit. “Është për të ardhur keq që njëri prej ish-zëvendësministrave të Brendshëm ka memorie kaq të shkurtër sa të akuzojë Policinë e Shtetit për trafikun e drogës, por njëkohësisht harroi sesi ishte situata në kohën kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte ai dhe bashkëpunëtorët e tij.”

 

Erjon Braçe

Akuzat që opozita po bën për trafikun e drogës nga ushtria duket se mbështeten në një dokument të SHISH të klasifikuar “sekret” por që daton që në muajin tetor të 2012-ës. Deputeti i Partisë Socialsite, Erjon Braçe shkruan në rrjetin social Facebook: Nuk ka trafik droge nga ushtria! Kërkund!

Pas dy dite përpjekjeje, nga zyra përkatëse në PD që e disponon por që s’di ta ruajë, me rezulton se: Ka një letër të nënshkruar nga Visho Ajazi Lika (kryetari i SHISH), e klasifikuar “sekret” e që kërkon të trajtohet në bazë të ligjit”

 

Share This Article
8 Comments
  • Pse duhet te meret e mirqen se informacioni ka rrjedhur nga sherbimi informativ, qe e ka derguar informacionin dhe jo nga institucioni apo persona qe e kane mare kete informacion ?Trafikantet me gomone te pushtetit te qe iku ,jane nderruar nga trafikantet me aviona te pushtetareve qe erdhen.Nuk besoj se diku ne bote ka politikan dhe qeveritar qe te prodhojne dicka me skandaloze nga kjo e ketyre mostrave tane dhe ne rrim e bejme sehir si skllever ,duke e quajtur veten te privilegjuar ,qe afendet tane nuk po na e marin jeten, por na lene te pakten te ngrohemi ne diell ,duke degjuar brockullat e tyre .(Formimi maksimal “akademik”i politikaneve tane eshte formuar sepse kene ndjekur telenovelat turke).

  • Saliu, Visho, Luli e tjere, jane sot persona gati te padeshiruar, prandaj une sdua te flas per keta, sja vlen.
    Por u gezova qe ne zonat malore, filloi bora aq e deshiruar per ekonomine tone.
    Qeveria beri gati rreth 100 milione euro, per te blere energji, duke llogaritur thatesiren ne dimer.
    Saliu dhe saleshet u gezuan, presin qe te shpejtohet skenari grek, Saliu besoi se edhe zoti po e ndihmonte, qe e la ne thatesire Shqiperine me liqene ne limitin e tyre, por Saliu u gezua shume heret, se ja erdhi edhe bora, qe do te mbushe liqenet dhe do te na i kurseje ato miljona euro.
    Ndoshta takimin e sotem te dy qeverive shqiptare, Zoti donte ta falenderonte me boren, si shenje e zhvillimit ekonomik shqiptaro-shqiptar.
    Gezojuni bores te ketij viti, se eshte bereqet per shqiptaret.

  • Nuk me hiqet nga mendja largimi, ikja “triumfale” e AUTIKUT FLAMUR NOKA dje (16 prill) ne korridoret e Kuvendit te Shqiperise, pamje qe i transmetonin mediat vizive. I perdhjere ne pune ky birbo (version 100 % i klonuar nga armiku i perbetuar i popullit shqiptar, Sali Berisha), s’kishte kurajon te qendronte disa minuta para perfaqesuesve “te pushtetit te katert” dhe te jepte minimalisht disa shpjegime, per te cilat ishte dhe eshte aq shume i interesuar publiku lidhur me perdorimin e FA per trafikun e droges. M’u kujtua shprehja me te cilen u tallen padrejtesisht per nje kohe te gjate ne fillim te tranzicionit “Na, more djale, e bere dekllaraten, qendro”, te luftetarit antifashist dhe burrit te shtetit dinjitoz Adil Çarçani drejtuar Neritan Cekes (s’po me bie ndermend tani psudonimi i tij si ish-bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit). Ti, mor autiku Noka e hodhe shashken (ne anen tjeter nje Alimadh e shpallte, ne 70-vjetor te clirimit, fitoren si “dite zie”, qe u zezofte me rrenje e kocke, ç’i permban pragu i shtepise se tij dhe te gjithe neo ose ballisteve te tjere, qe mendojne si ai) tani deli per zot, shpjegohu para publikut dhe “ler” cfare ke per te thene ne komision, ne seancen parlamentare e jo t’u ikesh ekraneve si brac i lumtur, si katundar i rame ne qytet prej shkretinave nga ke zbrite.
    Dhe dicka me vjen vertet per t’u cuditur. Trupa e aviacionit shqiptar eshte nder me cilesoret e ushtrise, historikisht nga krijimi i saj. I njoh mire dhe nga afer. Dhe ato te Gjadrit. Ne kryeqytet jane edhe ish-drejtuesit e aeroportit Dhori, Harilla, Gezdari e dhjetra oficere e komandues. Eshte dhe njohesi shume i mire i kesaj arme Agustin Gjinaj. Si eshte e mundur qe te mos e kerkojne vete, te trokasin kudo ne parlament, ne media e kudo dhe te thone se aktualisht aeroporti i Gjadrit (ne mos gabofsha) nuk e ka infrastrukturen e nevojshme per t’u ulur avione, sa eshte probabiliteti i shfrytezimit te pistes per kete trafik etj. Veprimi ka kunderveprimin, eshte nje ligj universal i fizikes. Cfare presin qe per keto prononcime duhet te nxjerre dikush “urdher dite”. Nuk e shohin qe e ashtuquajtura opozite e “te pandehurve politike” me ne krye Sali Berishen e Lulezim Bashen jane perfshire ne “alternativen” me armiqesore qe ka njohur vendi yne? As nje muaj para se me marre ne dorezim qeverisjen (dmth skandalet e saj) Sali Berisha ve ne sfondin e SHQUP-it “Shqiperia ne proteste” dhe kerkon plotesimin e premtimeve elektorale qe ne “naten e pare te marteses”. Ushtaraket dhe gjithe te tjeret jane ne rezerve financiarisht, por jo per te permbushur betimin e tyre ushtarak. Vete jam rezervist dhe po iu them se “Atdheu eshte ne rrezik” me keq se ne 1997-en, 1991-en dhe do te jete gjithnje (do te ndryshoje vetem viti) derisa te jete jashte hekurave te burgut e drejtesise, armiku i perbetuar i popullit, Salih Rame Berisha!

  • Kupola e larte e shtetit eshte ne duart e Sali Berishes. Kjo kupole rrezohet vetem me korogjimet e nderhyrjeve qe Sali Berisha beri ne Kushtetuten e Shqiperise. Ne pamje te pare duket sikur mazhoranca i ka votat per te bere korigjiemt, por pse nuk i ben? Per kete duhet pare qendrimi i Ilir Metes, qe eshte peng i Sali Berishes.

  • me hollesirat le te meren specialistet dhe ato qe e kane per detyre ate pune por ajo qe te vret syte veshet dhe ndergjegjen eshte fakti qe ne vazhdojme te jemi kolumbia e viteve 80 ku lazarati mbetet i pa prekur, ku drejtesia vazhdon te mbetet jo funksionale, ku siguria dhe rendi barazohet me ate ne afganistan ku dhe vete deputetet nuk e kane jeten e sigurte. nje gje eshte e sigurte qe nuk eshte kjo rilindja qe prisnim.

  • E ka te kote visho sllavi vojisllavi i saliut
    nuk ka dhe nuk do kete zgjedhje te parakoheshme harroje ti soji jot sorrollopi jot o njeri i poshter qe nuk po len gure pa leviz per te rrexuar ket qeveri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *