Një i mitur dhe një i moshuar kanë tentuar vetëvrasjen gjatë 24 orëve të fundit në qytet, si pasojë e një grindjeje banale në familje dhe sëmundjes së sklerozës. Policia njoftoi se i pari është përpjekur të flijohet një 85-vjecar, i sëmurë me sklerozë, që ka përdorur thikë, por u ndalua nga të afërmit. Kurse pak orë më vonë ka tentuar të vetëvritet nëpërmjet një thike një 14-vjecar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se i mituri vuan nga depresioni prej disa ditësh, por rrethanat mbeten të panjohura dhe po hetohet.
