Ky realitet po provokon nostalgji!

anazapta

Email në adresën

[email protected]

Post-komunizmi ynë, ka qenë në atë nivel dështimi sa të duket se vërtet ka patur një lloj politike të nëndheshme, për ta rehabilituar komunizmin nëpërmjet çuarjes në kolaps të shoqërisë. Le të marrim si shembull produktin kinematografik të asaj kohe, atë teatror si dhe festivalet e këngës. Ky i fundit, pothuajse ka kaluar në faliment. Teatri ende vijon të japë deri diku produkte të mira, por jeta teatrore dhe ajo është në kolaps. Sa për filmin, në 20 vjet mund t`i numërosh me gishta filmat cilësorë, me një fabul të mirë dhe realizim të arrirë artistik, të cilat u atribuohen vetëm regjisorëve të saj kohe dhe po ashtu aktorëve të asaj kohe. Masa e njerëzve nuk kthehen mbrapsht tek kinemaja, teatri apo kënga e asaj kohe se u ka marrë malli për Enverin, porse realiteti nuk u ofron atë që mund t`ua fashisë përjetimet emocionale të atij produkti të së kaluarës.

Dhe një masë e madhe njerëzish jeton në këtë dualitet: mes dëshirës për ta ndryshuar realitetin; e arratisjes më pas në të kaluarën me forma virtuale, duke rënë prehë e një nostalgjie vetëvrastare. Askush nuk ka ndërmarrë të realizojë një sondazh se çdo të ndodhte sikur shqiptarëve sot, t`u vësh përpara një kuti votimi për të hedhur aty një votë ku të shprehen nëse ishin më mirë në atë kohë apo ndihen më mirë tani?! Dhe fjala është gjithnjë për masën e ndërmjetme, shqiptarin e zakonshëm me një punë, një familje e jetë të zakonshme në një nivel mesatar. Vetëm një gjë do evitonte votën nostalgjike: Nëse kjo masë do kuptonte se dhe tranzicioni ynë katastrofik, nuk është gjë tjetër veçse një komunizëm i kamufluar, siç me një ndër “bijtë” e saj: Berishën! Demokracia, ende nuk ka ardhur!

 

Share This Article
1 Comment
  • Jo zoteri i shnderuar!
    Ky sistem qe perjetojme sot NUK ESHTE KOMUNIZEM I KAMUFLUAR,por KAPITALIZEM ME REGJIM FASHIST!!!
    Pa bej ndonje krahasim te sotmen me te djeshmen dhe do shohesh se ne SOCIALIZEM(ti qellimish ose nga padia i thua komunizem),populli jetonte SHUME HERE ME MIRE SE SOT!!!
    Atehere jeta ishte e QETE,STRESI nuk njihej si fjale,ARSIMI,SHENDETESIA,SIGURIA E JETES,BUJQESIA,PUNESIMI,KULTURA,SPORTI etj ishin jo vetem te garantuara pa tatime e taksa,por e ardhmja ishte e garantuar!!!
    JETONIM SI NJEREZ E JO SI SOT SI UJQER!!!
    Sot te gjitha ato te MIRAT e atehereshme jane PERMBYSUR!!!
    Nje grusht KRIMINELESH,zoterojne MILIARDA,ndersa 90% e popullit jretojne ne VARFERI ABSOLUTE!!!
    DROGA,KRIMI,HAJDITET,MASHTRUESIT etj bejne kerdine!!!
    Atehere LAGJA kishte kompetence te jepte SHTEPI E PUNE,ndersa sot keto NUK T’I JEP AS SHTETI!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *