Ish-Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, e konsideron si aspak të vërtetë deklaratën e deputetit socialist Erjon Braçe, sipas së cilës Ministria e Mbrojtjes kishte të dhëna që nga 2012 se infrastruktura ushtarake përdorej për trafik droge. Në një prononcim për mediat, Imami tha se nuk ka pasur të dhëna, as informacione në vitet e mëparshme, kur kjo ministri drejtohej prej tij, për përdorim të infrastrukturës ushtarake ne trafik droge.
“Nuk mund të fshihem pas FA, kjo është çështje e cila lidhet drejtpërdrejtë me administrimin e politikave që ka qenë krejtësisht tolerante në qeverisjen socialiste. Gjatë mandateve të PD nuk kemi pasur asnjë informacion për përdorimin e infrasktrukturës ushtarake për trafikimin e lëndëve narkotike. Ne nuk kemi pasur asnjë të dhënë e asnjë informacion”, tha Imami.
Ai shtoi se Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, nuk mund të fshihen për përdorimin e ushtrisë për trafikun e drogës.
“Po bëjnë përpjekje për të mos ju përgjigjur pyetjeve si ministrja e Mbrojtjes, ashtu edhe ministri i Brendshëm. Ne i përgjigjemi drejtpërdrejtë: jo nuk ka pasur informacion as të dhëna për përdorimin e infrastrukturës ushtarake nga trafikantë të drogës”, theksoi Imami.
Reagimi i ligjvënësit demokrat erdhi pas një postimi në në Facebook nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, sipas të cilit, PD disponon një korrespondencë sekrete që ka qarkulluar mes institucioneve të sigurisë ku flitet për informacione në proces verifikimi për mundësinë e trafikut të drogës, por që nuk është verifikuar ende. Sipas Braçes, PD disponon një letër të nënshkruar nga Visho Ajazi Lika (kryetari i SHISH) e cila flet për dyshime serioze, nisur nga të dhëna në proces verifikimi si dhe nga një informacion i përcjellë nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë në tetor të vitit 2013, kohë kur në krye të ministrisë ishte ministrja e re, Mimi Kodheli.
“Nuk ka trafik droge nga ushtria! Kërkund! Pas dy ditësh përpjekje, nga zyra përkatëse në PD që e disponon por që s’di ta ruajë, me rezulton se: Ka një letër të nënshkruar nga Visho Ajazi Lika, e klasifikuar “sekret” e që kërkon të trajtohet në bazë të ligjit”, shkroi Braçe.

Po ku keni qene o mistrec tash dy vite.Apo tash qe u zute me presh ne dore kerkon te ndajsh pergjegjsine o minuku i PS.
Nuk ke faj o qen bir qeni se ke te besh me qeveritare bythequllur qe nuk ta tregojne vendin. Maskara.
PO KUR SKE PASUR IFORMACJON KUR ISHE MINISTER PASKE IFORMACJON O DEBIL TANI QE KE NGELUR SI GOMARI IM PA KAPISTALL ???
se ke fajin ti mor turi majmun e kane keta hujt qe ste futen tija brenda se vetem leket e reklamave qe i ke dhene te klani te futen 7 pash nen dhe mor injorant pa le te tjerat