Një vajzë e cila prej 15 vjetësh ushqehej vetëm me patatina pasi kishte fobi nga çdo lloj ushqimi tjetër tashmë duket se është kuruar dhe mund të ushqehet normalisht. Hanna Little që fëmijë kishte fobi ndaj çdo ushqimi tjetër që s’ishin patatina dhe sëmurej fizikisht nëse konsumonte diçka tjetër. Që nga mosha 5 vjeçare dhe deri sa mbushi 20 vjeç ajo ka konsumuar vetëm patatina pasi kishte momente paniku nëse i ofrohej ndonjë ushqim tjetër. Pasi kjo mënyrë të ushqyeri e pengonte të kishte një jetë normale dhe në marrëdhënie me njerëzit ajo vendosi që t’i nënshtrohej seancave të hipnozës. Ushqimi i parë që ajo konsumoi dhe që nuk ishin patatina ishte një picë, dhe tashmë pas shumë seancash ajo mund të konsumojë çdo lloj ushqimi.
