EULEX-i i padëshiruar në Veri të Mitrovicës

anazapta

Komuna e Mitrovicës, e Leposaviqit, e Zubin Potokut dhe e Zveçanit sot, sipas një kumtese dërguar medieve serbe , e kanë suspenduar bashkëpunimin me policinë e EULEX-it dhe e kanë shpallur atë, siç thonë këto komuna, “të padëshiruar në ‘territoret’ e veta”.

Këtë hap këto komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, siç njofton FoNet e kanë ndërmarr për shkak të gjoja përcaktimeve automatike të dënimit me paraburgim të cilat po i shqetësojnë qytetarët e kësaj pjese të Kosovës.

Këto bashkësi lokale besojnë se aksioni i fundit në të cilin, sipas tyre, bashkëqytetari i tyre praktikisht është rrëmbyer derisa po shkonte në vendin e punës (bëhet fjalë për Nebojsha Vujaçiqin, arrestuar dje me akuzën për vrasje të rëndë e të dënuar me 30 ditë paraburgim, vërejtje e Koha. net), tashmë është bërë praktikë e përcaktimit të paraburgimit 30-ditësh të të gjithëve që policia e EULEX-it i arreston dhe, për këtë shkak, këto komuna kanë suspenduar bashkëpunimin me këtë polici dhe e kanë shpallur të padëshiruar në “territorin e vet”.

Në kumtesë theksohet se në veri të Kosovës nuk ka më avokat që mund t`i mbrojë qytetarët sepse “sjellja e këtij misioni ( e EULEX-it) është e tillë që edhe avokatët të jenë shënjestër e tyre, transmeton koha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *