Mbi 1,5 milionë pyetje për Putinin

anazapta
Mbi një milion e gjysmë pyetje, ndër të cilat pjesa më e madhe mbi krizën ukrainase, janë regjistruar tashmë për konferencën vjetore të shtypit në linjë direkte mes presidentit Vladimir Putin dhe Kombit, që është parashikuar të mbahet nesër në orën 12:00, me orën lolale. Kjo konferencë është një maratonë pyetje-përgjigje mes liderit të Kremlinit dhe qytetarëve nga rajone të ndryshme të Rusisë, ku përfshihen tema që nga jeta politike dhe socioekonomike dhe deri tek çështjet ndëkombëtare. Kjo konference, që zhvillohet njëkohësisht me takimin e Kuartetit të Gjenevës mbi krizën në Ukrainë, do të transmetohet drejtpërdrejt nga tre rrjete televizive shtetërore dhe tre radio publike në Rusi.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *