Arsene Wenger ka konfirmuar se Mesut Ozil pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e vikendit ndaj Hull Cityt.
Gjermani nuk ka luajtur që nga disfata 1-0 nga Stoke City në fillim të muajit mars kur pësoi një lëndim në gju, por pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Së bashku me Ozil, në rrugë për t’u rikthyer është edhe Abou Diaby, i cili nuk ka luajtur aspak këtë sezon pas një dëmtimi në gju vitin e kaluar, por ai nuk është në planet e Wenger për disa ndeshjet e ardhshme.
“Ozil duhet të rikthehet për vikend. Diabi është rikthyer në stërvitje të plota të enjten. Është vështirë të themi se kur do të luajë ai pasi ai nuk ka luajtur për më se një vit tash”
“Është vështirë për mua, ai më duket sikur është fizikisht në rregull por ai duhet të luajë një ose dy ndeshje para se unë të mendoj ta inkuadroj”, ka thënë francezi.
