Vedati, kritika për “Kënga ime”

anazapta

Këngëtari Vedat Ademi ka kritikuar organizatorët e festivalit “Kënga ime” për ftesën speciale që i kanë bërë këngëtarit serb, Zdravko Coliç.

“Nuk më ka pëlqyer ideja që e kanë ftuar këngëtarin Zdravko Coliç. Është dashur të merret mësim nga vizita në Shqipëri e Goran Bregoviçit, ku pati shumë njerëz që ishin kundër asaj vizite, prandaj nuk është dashur të bëhet ky provokim përsëri.”

“Nuk duhet t’u jepen mundësi këngëtarëve serbë të marrin pjesë në emisione të tilla, ka mjaft artistë që mund ta përfaqësojnë muzikën tonë, qoftë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia apo Mali i Zi”, ka thënë Vedati në emisionin Prite të Gjelbrën në Radio 21.

Kujtojmë që pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së Coliçit, nga festivali u tërhoq këngëtari i muzikës së mirëfilltë shqipe, Hysni Klinaku.

Share This Article
7 Comments
  • meru me muzike o vedat se nuk eshte zanat per ty politika. cfaj ke ti si artist, apo nje popull qe leshkot e politikes na vene kundra njeri tjetrit ne popujt.

  • Me vjen keq qe disa njeres sidomos artiste qe ngaterojne politiken me artin kulturen muziken.Djali i mbare me vjen keq qe per moshen qe ti ke mendon keshtu aq me teper jeton edhe ne tirane me sa une e di.Artistet jane artiste dhe organizatore po e paten mundesine te te sjelli edhe Lepa Brenen .Dragana Mirkovicin etj sepse kjo i ben mire edhe afrimit midis dy popujve te cilet per arsye te cilat koha i coje drejt konfliktit te kalohen ngadale.

  • Arti.kultura e muzika jan pjese i secilit komb e nuk mund te ndahet sepse per njerezit bejn muziken e jo per fshisa. Me shum drejt e kritikojn ftesen e paraqitjen e kengetareve serb. Ne qofte se jan te kultures mund te rrezatojn te pakten keqeardhje per krimet e kombit te vet . Ashtu deshmohet kultura njerezore. E jo duke u shtir si pseudo-tolerant e vjen serbi ne bashkepunim te tvKlanit e promovojn serbin ku jan ende afro 2000 SHQIPTAR te groposur . 70 vjet pas Holokaustit gjerman ndaj qifuteve pasqyron me se miri se si duhet te sillet fajtorive si duhet te sillet viktima. Mendoni se mund te ep nje gjerman nje koncert ne Israel ??? …..dhe askush nuk quditet e nuk ankohet pse jo !!!

    • Fanol bardho, Gjermania ka pranuar pergjegjesite ndaj cifuteve, eshte penduar, eshte denazistifikuar, ka kerkuar falje, ka paguar demshperblime, e pas ketyre jane pajtuar gjermanet e cifutet.

      Serbet, jo qe keto nuk i kane bere, por vazhdojne me racizmin ndaj Shqipetareve.

      Krahasim te bukur gjete te besh.

  • Vedat se mohoj respektin per ty dhe familjen tende, por duhet te dish, se demokracia virtuale ne Shqiperi ka ardhur pikerisht nga kengetaret e ish Jugosllavise, pa e ditur se cfare ishin, serbe apo kroate, a malazeze e boshnjake.
    Zdravko Colic ne kohen e tij me te mire, ishte zeri me brilant ne Europe dhe te kesh mysafir nje kengetar qe ne diktature na ngriti zemrat peshe me zerin e tij, eshte nje luks.
    Eshte serb, okej, por eshte artist, eshte serb, ashtu sic eshte nje miku im serb, qe Milloshevici ja hoqi nga puna vellane, kunaten dhe e la pa buke dhe fale mirqenies se te vellait, mbijetoi.
    Vedat te dua me te miren, por kthjellohu, se Zdravko Colic, ishte nga ato shkendijat e para qe na dha ne rinise se viteve 80, nje tjeter vizion, lirine.
    Te kesh mysafir kengetare si Zdrabko Colic, eshte nje nder dhe une dote isha shume i lumtur, pi te kisha mundesine ti shtrengoja doren, ketin kengetari qe na rrembeu zemrat me zerin e tij brilant, ne kohen e koleres.
    Vedat te respektoj, per patriotizmin, per zerin tend, por duhet te kesh perjetuar kohen tone, qe te na besosh, se je gabim, Zdravko Colic, ishte nje brilant i muzikes.

  • NUK SHOH ARSYE QE POLITIKA TE FUSE HUNDET EDHE TEK ARTI E MUZIKA ETJ! NJERZIT E THJESHTE I DEGJOJNE KENGETARET E HUAJ SERB APO GREK QOFSHIN PREJ VITESH! ENTUSIAZMI QE U CFAQ NE SALLE E DESHMON KETE GJE,UNE VETE E KAM NJOHUR QE NE VITET 85, DHE E KAM PAS NDJEKUR ME DESHIRE ! NUK ME REZULTON QE AI TE KETE KENDUAR KENGE FYESE APO ANTISHQIPTARE,POR I KA KENDUAR DASHURISE APO VENDLINDJES SE TIJ ASHTU SI DHE NE! KY ESHTE MENTALITET KOMUNIST DHE JASHT FRYMES SE RE QE KA PERFSHIRE EUROPEN DHE VETE BALLKANIN! NUK ME REZULTON QE NJE KENGETAR GJERMAN NUK MUND TE KENDOJE NE FRANCE APO BRITANI DHE ANASJELLTAS MEGJITH GJEMEN E MADHE QE GJERMANIA U BERI KETYRE VENDEVE etj etj! fqinjesia e mire qe eshte kusht dhe nga evropa fillon nga kto gjera te vogla per te ardhur tek me te medhate sic jane traktate,marrveshje bilaterale,akorde, etj! Do me vinte mire sikur nje kengetar apo artist i yni te paraqitej i ftuar nderi ne nje show televiziv ne Beograd, Athine, apo Rome! se fundi kam dhe nje pyetje : a ka ndonje shqiptar te pakten brenda kufijve shteteror qe nuk ka degjuar, kenduar nen ze, fishkellyer,si ne kohen e dull cenit edhe tani te pakten nje here te vetme nje kenge sllave apo greke? besoj qe jo, por kjo sdo te thote qe eshte armik apo antishqiptar! muzika eshte gje universale dhe pervec tekstit(gjuhes) ajo njeh dhe bashkon njerez dhe popuj!

  • Klani vazhdo ashtu kane qene dritarja jone keta kendetare para viteve 90 kurse tani me nostalgji kujtojme rinine.BRAVOOOO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *