Gramsh, “Prill 2014” godet bandën e vjedhjeve, 2 në pranga

anazapta

Policia vendore realizoi operacionin e koduar “Prill 2014”, gjatë të cilit u arrestuan Elson Hoxha, 44 vjeç dhe Luan Xhika, 45 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë. Ndaj tyre Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën “arrest me burg” për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim dhe shkatërrim të rrjetit elektrik. Nga hetimet e kryera rezulton të jenë autorë të vjedhjeve të transformatorëve në kabinat e fshatrave Vreshtëz, Qerret, Cerujë, më 17 shkurt 2014, 12 nëntor 2013 dhe 24 tetor 2013, me qëllim shitjen për skrap të materialeve.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *