Putin: Rusia nuk përgjon qytetarët e saj si SHBA

anazapta

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë Edward Snowdenit se Rusia nuk bën përgjim masiv të qytetarëve të saj.

Ai i është përgjigjur pyetjes së ish-kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së gjatë sesionit televiziv pyetje-përgjigje.

Putini ka thënë se mbikëqyrja e tillë do të ishte e paligjshme.

Ai madje ka thënë se Rusia nuk ka “mjete teknike” e as paratë që i kanë Shtetet e Bashkuara për të drejtuar një operacion të tillë.

Snowden përballet me akuza për spiunazh në Shtetet e Bashkuara për shkak të nxjerrjes së informacioneve të klasifikuara në lidhje me programet e mbikëqyrjes të SHBA-së.

Ai ndodhet aktualisht në Rusi, ku i është dhënë azil i përkohshëm.

Share This Article
1 Comment
  • Amerikanet cafre bejne vete per te kontrolluar qytetaret dhe cdo levizje te tyre e kthejne ne akuze per Rusine dhe vendet kundershtare ne politike. Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *