Bie numri i azilkërkuesve nga Shqipëria e Kosova në Zvicër

anazapta
Bie numri i azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Kosova në Zvicër. Statistikat e fundit të azilkërkuesve në Zvicër prezentuar nga Zyra Federale për Migracion në kryqytetin zvicran për tremujorin e parë të këtij viti, për herë të parë nuk figurojnë më ata nga Kosova dhe Shqipëria.
Nga janari deri në mars 2014 në Zvicër ka pasur 4894 aplikime për azil apo 12 % më pak se tremujori i fundit të vitit 2013 ( 5579) ose 15 % më pak se e njëjta periudhë të vitit të kaluar ( 5759 ) .
Në listat e azil kërkuesve nuk përmenden shqiptarët, çka vërteton se këto dy vende janë vende të sigurta.
Lidhur me ketë Sylvaen Astier zyrtar i lartë nga Zyra Federale për Refugatë në Bernë (ODM) i ka deklaruar se “numri i aizkërkuesve nga Kosova e Shqipëria ka rënë në drejtim të Zvicrës. 

Vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve janë Siria me 1,188 aplikacione, pastaj vjen Eritrea me 512 kërkesa dhe Sri Lanka me 262 kërkesa.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *