Tropojë, dërgohen ndihma me helikopter për 13 të izoluar nga dëbora

anazapta

Ministria e Mbrojtjes ka nisur dje një helikopter “Cougar”, kërkim-shpëtimi, drejt qytetit të Bajram Currit, për të ndihmuar zonat e thella të Tropojës për shkak të dëborës së madhe. Operacioni erdhi pas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile për të çuar ndihma në zonën e Bjeshkëve të lumit të Gashit, në komunën Tropojë e Vjetër. Sipas informacioneve më të fundit në këtë zonë janë të bllokuar si rezultat i motit të keq 13 persona dhe 120 krerë bagëti. Trashësia e dëborës në këtë zonë shkon deri në 1 metër.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *