Eshtë një gjë e mirë kur sheh se si shoqëria reagon gati-gati në unison përballë ca ndodhive që shiten si gjëra serioze, por që në të vërtetë prodhojnë humor-krizë. Një prej tyre është arrestimi i gjygjtarit pogradecar Dhimtër Pojanaku, i akuzuar për një rryshfet qesharak në raport me korrupsionin llahtarë në drejtësi, atë të një gjuhe shifrore me shumë zero nga prapa. Jo pak janë thënë e shprehur në 24 orë për këtë lloj komedie të papërtypshme, ku veç me gjuhën e Hashekut mund ta shpjegosh. Shvejku ka përfunduar në një spital ushtarak, ku rezervistët simulojnë sëmundje nga më të frikshmet e idiotet për t`i shpëtuar shkuarjes në front. Dhe ja se ç`ndodh, kur dhe Shvejku tregon sëmundjen e tij, krejt i sinqertë, që ngjan si një shaka naive përballë dramës që përjetojnë të tjerët rreth e rrotull tij, deri aty sa e qeshura zë dhe simulantin që ndodhet në prag të vdekjes:
Në burgun e garnizonit Shvejkun e vendosën pikërisht në një barakë të spitalit, ku ishin strehuar simulantë frikacakë dhe shpirtvegjël.
– S`duroj dot më, – tha fqinji, që sapo e sollën nga salla e mjekimit, ku i kishin bërë lavazh stomaku për të dytën herë. Ky simulonte miopinë.
– Nesër do të nisem për në regjiment, – vendosi fqinji i dytë, që Shvejku e kishte në krahun e majtë dhe të cilit sapo i kishin bërë klizëm. Ky simulonte shurdhin. Thoshte se ishte shurdh tamam si gjel i egër.
Në shtratin pranë derës, njëri që hiqej si me turbekuloz, dhe që e kishin mbështjellë me çarçaf të lagur me ujë të ftohtë, po jepte shpirt.
– Ky është i treti gjatë kësaj jave, – tha fqinji i krahut të djathtë dhe vazhdoi: – Po ti, nga se vuan?
– Unë vuaj nga reumatizmi, – iu përgjigj Shvejku. Të gjithë ata që ishin përreth, ia plasën gazit, u gajasaën me gjithë shpirt. Bile qeshi dhe veremliu që po hiqtë shpirt, ai që simulonte të sëmurin nga turbekulozi.
– Ama, reumatizëm paske? – i tha seriozisht Shvejkut një burrë i ngjallmë. – Këtu reumatizmi shikohet njësoj si kallot. Unë jam anemik. Kam vetëm gjysmën e stomakut, më mungojnë pesë brinjë dhe megjithëkëtë s`më beson njeri./ E.H.

SKIPETAREVE NUK ESHTE E NEVOJSHME ME JA U HEDH..
..VRAI,VIDHI,TURPEROI…..keshtu drejt per se drejti!
Pse nuk ua beri nenat ne 97-en Saliu..po ne Gerdec…po ne 21 Janar….!
Dhe po mbledh fuqite me ua ba perseri…!
te lumte dora E.H!
Pojanakun, e kam mik te vjeter!
vitin e kaluar, e pyeta nepermjet e-mailit, nese kishte ndermend te vinte te me vizitonte ne Holande.
Ai m’ u pergjigj: jo, se nuk kam para, jam shue ngushte!
Nepermjet ketij emaili kuptova se ai jetonte vertete ngushte, sepse endrren per te me vizituar ne Holande e ushqen prej shume kohesh.
Del pra, (e kam emailin, po deshe jua dergoj) se Pojanaku, sic u tha me heret, se eshte nje sardele ne gojen e krokodilit!
Dhimiter Pojanaku eshte nje nga poetet me te shquar i vargjeve lirike shqiptare! Eshte nje pasues dinjitoz i Lasgushit e Kutelit. Pojanaku i perket botes se artit e vlere e cmuar brilante e letrave shqipe.Eshte babaxhan dhe njeri me virtyte qytetarie.E nominuar per penenm e tij poetike me cmime kombetare e nderkombetare. Eshte fat e nder te kesh mik artiste e poete te tille sikunder eshte Pojanaku. Une e kam mik te ngushte e koleg te respektuar e nderuar, jam krenare qe e kam mik, Shpirti i tij poetik eshte i pasur me dashuri muze dhe art. Jo nuk eshte e vertete qe poeti Dhimiter Pojanaku merr rrushfet, dikush fshihet mbas SCAM-it per ta njollosur figuren e ketij artisti me shpirt te madh e fisnik! Lereni Pojanakun ne boten hyjnore te artit. Eshte madheshtor-i paarritshem! Jemi me Ty, mik i shtrenjte Drejtesia do te fitoje! Respekte pafund per poetin e dhimbjes e dashurise Dhimiter Pojanaku!
Mos ja vrisni muzen Poetit!
Lirojeni Poetin!
(poezi)
Nga Përparim Hysi
Unë nuk e njoh gjyqtar Pojanakun
Por e njoh nga emri si Poet!
Ah,ta shihni,sa të bukur e ka vargun!
Ta shihni: do ndjeni lezet!
Ai ka bërë një mal me poezi
Dhe,përmjet vargjesh, ka gdhëndur lavdinë e vetë
Tani si me”blic”, e demaskuan si ryshfetçi
A duhej sjell kështu me një poet?!
Kaq i rrezikshëm qenka ky gjyqtar
Sa nuk pyetën për nome a ligj
Prangat, tak-fap në duar
E vunë atë në kryq!
Pse ndodhi kështu me Pojanakun?
Pse s’pyetën? Pse s’pritën sa për verifikim?
Dikujt në kupolë do t’i ketë dhënë “shkakun”
Pa prangat ia vunë me nxitim.
Kemi parë në ekrane mit nga gjyqtarët
Askush prej tyre s’u vu në pranga
Mbi Pojanakun u lëshuan “ustallarët”
Sikur Pogradecin e zu zezana!
Ja! U burgos. Shpëtoi drejtësia!!!
Ligji ia ka ba “Kalcës tetë me dy!!!” *
Lufton korrupsionin, or mec, Shqipëria!
E ç’na duhet ne , në shkruan poezi!!!
“Ryshfetçi” është vetëm Pojanaku
As që na duhet që është Poet!
U mardh nga ky akt dhe vargu
Kleptoman s’është poeti, shtet!
Ai është Nderi i qytetit
Këtë nder e bët pis dhe hodhët baltë
Hiqjani, ju lutem, prangat Poetit!
Poetët nuk hanë bukë me djajët.
Poeti djajët (xhindët) i vë e kërcejnë polka**
Nuk hanë poetët ryshfet
Ç’pashë e lexova për të ( më duken proçka)
Dëgjoma fjalën, o shtet!
* titulli i një drame
** Xhindët kërcejnë polka ( një nga veprat e Dhmitër Pojanakut)
Tiranë, 18 prill 2014
I bashkohem thirrjes qytetare të znj. “R. Moisiu”… “Lironi Poetin”!
Jam ndodhur dikur rastesisht ne nje tavoline me kete palo gjyqtar, ishte i pire tape, dhe i kerkonte dikujt tjeter po i pire tape ne ate tavoline qe ta conte ne shtepi me makine… Palo gjyqtar… Dhe ndihem krenar se ja thashe ne sy atehere… Jane hakat e njerezve te pafajshem qe ke denuar plehre….
Korrupsioni i Pojanakut si reumatizma e Shvejkut; dhe populli që qesh si një veremli! [titulli]
Si koncept vezhgimor, eshte shume i drejte. Ne praktike, jeni ju “opinion-formuesit” qe keni bere shume ne kultivimin e nje sjellje alla-Zhvejk. 1) Media – ne problemet substanciale keni vemendje siperfaqsore. a) akoma nuk kemi zbuluar kushtet e plote te kontrates se FMN-se, pike-per-pike. b) kur Kr-M deklaron se do hyjme “deri tek depozitat bankare, te marrim borxhet e energjise, ju heshtni”! 2) Media – FB i Kacit, Jozit e z. Berisha, nuk jane lajm. Pse terhiqni vemendjen e publikut me lajmerime pa vlera? 3) Media, cdo dosje-shkrim te gjate {keni bere disa te tilla} pse nuk e coni ne Prokurori, duke e detyruar ate te filloje nje hetim. E me pas, ne cdo faze duke shtyre Opnionin Publik drejt rezultatit. 4) Media – duke keq-perdorur, keq-kuptuar dhe shpesh ngelizhuar forcen e Opinionit Publik; e interesin e tij; ju keni shperdoruar vemendjen e tij duke ja shtremberuar prioritetet.
Sigurisht keni dale nga Ne, ky publik e keto rrethana kohore; por kjo nuk eshte justifikim i plote. Mundesite i keni te viheni ne Balle te Kohes e te udhehiqni opinionin drejt nje perspektive me te qarte. Shembull? Sa te duash! Te gjithe shajne z. Gj. Gj, “ka kuti me flori e makina te shtrenjta. “Coni nje gazetar. Filmoni makinen dhe targen e marken, percaktoni cmimin e verifikoni pronesine. Gjeni sa e ka rrogen dhe beni llogaritjen. Hapni rregjistrat e hipotekave dhe shikoni sa prona ka. Sa femije i ka ne shkolle. Beni shkrimin dhe dosjen e dorezon ne Prokurori: Ku i gjeti parate ky gjyqtar?
“Na lini ne te qeshim me z Pojanaku”
Kete ryshfetxhi qe e quani poet,(eshte i prere per Hollande) merre ne Hollande se ndofta ben pare o Rezart Palluqi!Te jesh qytetar ne radhe te pare,pastaj gjyqtar,poet e shkrimtar si mbaheni ju te dy Palluqi.NQS cdo zhgarravites quhet poet e shkrimtar(si kjo apollogji e mesiperme),pika qe s`i bie letersise shqiptare. Ma krahassoni edhe me Lazgushin e Mitrushin,ikonat e ndershmerise qytetare.
Ore ky eshte akuzuar per ndonje poezi kunder pushtetit popullor apo per korrupsion !!! se na cuditet fare , korrupsion quhet veprimi jo shuma !!!
Nuk e njoh e as kam degjuar per Pojanakun. Ne se eshte poet e respektoj dhe do te kisha deshire te lexoja poezite e tij. Nuk mund te them gje per te ardhurat e tij. Por ketu sistemi
gjyqesor eshte super i korruptuar. Dhe ne kete katrahure korruptive eshte kapur nje “peshk”
i vogel. Ky eshte fati i keq i ketij gjykatesi.
Por edhe ky rast duhet te denohet. Vecse mendoj se duhet zbatuar nje denim me i bute. Do
te rekomandoja qe te denohet me pune fizike ne komunitet per nje afat te caktuar. Ne Itali
keshtu u denua Berluskoni qe ka nje evazion fiskal mjaft te madh.
Denojeni të lahet në gjol tani që uji është i ftohtë. Një orë në dité.
Sikur te fillohej nga sera e gjin gjon-erve,,,,dhe ne fund te shkohej tek ajo e
pojanak-ve ,atehere do nisja te besoja se po leviz dicka ne ate gjiriz-krimin e pushtetit gjyqesor.
Por keshtu si u nis,nga pojanaku dhe korrupsioni i kacidheve,,,,,,eshte nje tallje kriminale qe e meriton perbuzjen rrefuzimin dhe revolten;per te kerkuar me force te integruar popullore zhguljen zgupthi te rrotes se jarit e te gjithe cakejve gjekpires e gjakprishur, qe i vijen pas.
@ lora …… sa kerkon dhe ti lora……e ngrite steken larte, kercim me shkop thyejme qafen sport i rende ….e dashura lora.
Te leme me nje ane ndjesite sentimentale per Djimiter Pojanakun dhe te kerkojme qe drejtesia te thote fjalen e saje.Ne kete mes nje gje eshte per ta thene me te madhe:nen pranga duhen vene te gjithe ata qe detyren e kembejne me sdisa para “te ndotura”qe jepen nen dore por “peshkaqenet” po LIVADHISIN nen hunden e organeve te drejtesise,te sherbimit informativ dhe te policise.Deri tani fjale ka si nga kjo qeveri ashtu dhe nga prokuroria e gjykatat.
Kete e kane arrestuar se ka marre shume pak leke,duke ulur figuren e gjyqesorit shqiptar.
P.A.B,@
NUK jam nastradini , qe tani ka vene edhe nikun MEROBAZE.
jA ”’ VODHA ”’ NIKUN sepse me ze barku kur e lexoje.
Edhe sot ndaj te njejtin mendim per argumentin.
Mos Harro se medja eshte Fuqia e Katert.
Media , teston , dhe mat pulsin e popullit .
23 vjet vjedhje dhe korrupsion , dhe per kete Flasin te gjithe , nga EU , NE MEDIA , NE POPULL qe i shikojme çdo dite ?
Dhe kush u denua ?
Respsekte , qe ke ditur te rruash mendimin e paster dhe pa ngjyra Politike.