Gjyqtarët, fundjava luksi. Majko: I pashë në avion, shkonin të shikonin Bayernin në Mynih

redaktor

Diskutimi i disa ndryshimeve në ligjin ”Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, u shoqërua me debate dhe batuta mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, duke mbrojtur amendimin e këtij ligji, që lidhet me funksionimin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), e konsideroi çështjen e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve si një nga problemet më të manipuluara në Shqipëri. “Në takimet në Qendrën Marshall, ku folëm me ekspertët më të mirë të çështjeve të antikorrupsionit, dëgjuam me qindra studentë që kishin ardhur aty dhe që e trajtonin problemin e korrupsionit dhe të trafiqeve në Shqipëri si problemin më kryesor në rajon. Njerëz shumë të ditur atje na thanë që korrupsioni në Shqipëri është korrupsion sistemik, që do të thotë se ka prekur sistemin. Tani, nëse ne flasim për korrupsion sistemik, ILDKP për çfarë është ngritur? Ne synojmë ta forcojmë dhe ta sofistikojmë ILDKP-në përmes ndryshimit të ligjit”, tha Majko.

Rasti Majkos

Në vijim ai solli një tjetër rast konkret, lidhur me një udhëtim drejt Mynihut. “Ju e dini shumë mirë. Ishim duke shkuar në Mynih, bashkë me ne ishin dhe gjykatës që kishin prerë biletën për të parë ndeshjen e Bajernit. Më falni miqtë e mi. Të gjithë ne kemi këto rroga që kemi, ju del juve të blini biletën dhe të shkoni të shikoni ndeshjen?! Ju del ju të bëni gallatë me të ardhurat tuaja dhe të shkoni të shikoni ndeshje?! Ne kemi krijuar një elitë të korruptuar në zemër të Shqipërisë dhe shtetit tonë ligjor i ka mbetur vetëm L-ja. Prandaj, o do e bëjmë, o do i themi shko për lesh”, u shpreh Majko. Duke kundërshtuar qëndrimet e opozitës, që pretendojnë se ndryshimet në ligjin për ILDKP-në prekin kompetencat e Presidentit të Republikës, deputeti i PS-së më parë kërkoi nga Kreu i Shtetit që të mbrojë nderin e Forcave të Armatosura, përballë akuzave të PD-së për implikim të ushtrisë në trafikun e lëndëve narkotike. “Keni dy javë që ngrini problemin e trafikut të drogës nga bazat ushtarake. Presidenti është Komandant i Përgjithshëm i FA-së. Kur e ka mbledhur Këshillin e Sigurisë? A ka ndonjë reagim Komandanti i Përgjithshëm për të mbrojtur nderin e FA-së, a i ka thirrur ministrat, shefin e shërbimit e t’u kërkojë llogari, apo e keni për të bërë ‘qoka’ dhe për të dhënë intervista”, pyeti Majko deputetët e opozitës në komision.

PANDELI MAJKO: Si ta forcojmë ILDKP ta kthejmë në një antivirus për këtë korrupsion sistematik. Problemi i deklarimit të pasurisë është një nga problemet më të manipuluara në Shqipëri.
GENT STRAZIMIRI: Unë do të thoja që nuk është antivirus sepse nuk po injektojmë gjë në shoqëri në këtë mënyrë. Ne po përpiqemi në një farë mënyre të kemi një dac që e kemi lënë të mbajë larg minjtë, ka 11 vjet që daci shkon jashtëzakonisht mirë me minjtë.
PANDELI MAJKO: Ju e dini shumë mirë. Ishim duke shkuar në Mynih. Bashkë me ne udhëtonin edhe gjykatës që kishin prerë biletë për të parë ndeshjen e Bajernit. Më falni miqtë e mi! Të gjithë ne kemi këto rroga që kemi, por a u del ju që të shkoni dhe të bëni gallatë me të ardhurat tuaja?! Të shkoni të shikoni ndeshjen?!
GENT STRAZIMIRI: Gjyqtarët dhe politikanët që kanë nga tre shtëpi, një vilë të madhe në mes të Tiranës, një më të madhe ne plazh dhe një tjetër në mal, të jeni të bindur që iu del hesapi me pre biletën dhe të shkojnë të shohin ndeshjen në Mynih. Nuk janë vetëm gjyqtarë dhe prokurorë, janë politikanë të lartë, janë politikanë të ekzekutivit kryesisht. Marrin të gjithë certifikatën e virgjërisë tek ILDKP, se deri më tani asnjë nuk ka dalë, i përflasim, i përflasim, kurrë nuk ka prova,
kurrë nuk shkon njeri para drejtësisë.
PANDELI MAJKO: Ne kemi krijuar një elitë të korruptuar në zemër të Shqipërisë dhe shtetit tonë ligjor i ka mbetur vetëm ‘L’-ja prandaj o do e bëjmë os do t’i themi shko për lesh gjithë kësaj historie!
GENT STRAZIMIRI: A kemi bërë gjë deri më tani, përsa kohë e pati Presidenti? Jo. Por sigurisht nëse ja jep Kryeministrit dhe ja jep ekzekutivit dhe mazhorancës të jeni të bindur që nuk ka për të patur asnjë rezultat. Kjo është rruga më e mirë për të dekapituar shtetit dhe institucionalizuar korrupsionin.
PANDELI MAJKO: Keni dy javë që ngrini problemin e trafikut të drogës nga bazat ushtarake. Presidenti është Komandant i Përgjithshëm i FAsë. Kur e ka mbledhur Këshillin e Sigurisë? A ka ndonjë reagim Komandanti i Përgjitshëm për të mbrojtur nderin e FA-së, a i ka thirrur ministrat, shefin e shërbimit e t’u kërkojë llogari, apo e keni për të bërë ‘qoka’ dhe për të dhënë intervista?
EDI PALOKA: Nuk dyshon në ndjesitë e deputetit Majko për çështjet e korrupsionit, por, sot (dje) nuk jemi mbledhur për t’i dhënë “dërmën korrupsionit”, siç do të shpresonim të gjithë, por jemi mbledhur, duke shfrytëzuar disa propozime që ka bërë ILDKP, “për t’i dhënë dërmën” jo korrupsionit, por Presidentit. Kjo, ka vetëm një qëllim dhe kjo pjesa e show-t se do të luftojmë korrupsionin dhe nuk do lejojmë gjyqtarët që të shohin ndeshje, se ata do t’i shohin ato dhe mund të bëjnë dhe
më tepër se aq, por të jeni të bindur se korrupsioni nuk luftohet duke i hequr kompetencat presidentit, përkundrazi.
OERD BYLYKBASHI: Duhet që institucionet ligjzbatuese të forcojnë zbatimin e ligjit që ato kanë, se sa të ndryshohet vazhdimisht sepse bëhen edhe ato jo efikase. Duke lënë mënjanë këtë pjesë, sigurisht e gjitha kjo, ose po shfrytëzohet propozimi që vjen nga ILDKPKI për të bërë atë që ekzakt kërkon të bëjë mazhoranca, të kapë totalisht, edhe me ligj kontrollin e ILDKPKI-së, ose në mënyrë fare qesharake po përpiqet që të tërhiqet fokusi nga ajo që është e vërteta. Pikërisht, kontrolli politik, por me ligj i ILDKPKI-së.
VASILIKA HYSI: Nëse ne duam që të forcojmë rolin e këtij institucioni, ne duhet të forcojmë instrumentet e kontrollit që duhet të ketë ILDKPKI. Në këtë kuadër, unë do të sugjeroja z.Kryetar që të kalonin nen për nen dhe aty mund të bëjmë të gjitha diskutimet, ta përmirësojmë. Hajde të bëjmë dhe ndryshime të tjera për ta forcuar këtë institucion dhe të
bëhemi promotorë të kësaj lufte ndaj korrupsionit.

Share This Article
18 Comments
  • Po zoti majko ju del e Keni me teper un Jetoj ne qytetin e aigsburgut 60km larg mynichut ne Finale Bayern – chelsi ishin ne nje Restaurant ne Augsburg 4 deputet te PD kryeprpkurori i vlores dhe drejtori i pergjithshem i Kontrollit ushqimit emrat e deputeteve Nuk i Jap por kam pure kafe bashk dhe fotografi e nje dite me vone kan shkuar me par ndeshjen finalen sa Kushton bileta e Dino vet ne Finale e kan flejtur ne Hotel dorontin tek Kongress Turm in Augsburg. Me than se kan ardhur me Autobus se Jan ja 30vet tani mendoni veta ju del rroga ,une qe Punoj ketu e marr3000euro ne Nuk e gjita bileten me dalin qe e zgjata Pak por eshte e vertet.

    Muaj

      • Ky Majko qe ka 2 milion dollare ne bankat greke te Qipros ,
        po na ben te ndershmin se vajten e pane ndeshjen gjyqtaret. …

        Po gjyqtari i ka bere aq leke sa te shiqoje njw ndeshje me Bayernin ,
        se ndonje rushfet do mari me ate pune qe ben, dhe kjo nuk na vret aq shume o Majko,
        sa na vret ajo kur politikanet tane rekrutohen nga Greqia per te fshehur parate e tyre te pista ne bankat greke…..

          • Ik moj gomare femer , se e kam perdor fjalen “Shiqoje” per humor .. …

            Ti mendon se te gjirhe vlonjatet jane bythlepires te minjve te grekut , si puna jote?

        • Pikerisht kjo eshte ajo qe na vret or ti shoq, ai rryshfeti i vogel i gjykatesit. Se po te kishim sistem drejtesie, ai ministri do e pyeste bythen mire para se te korruptohej, e me pas drejtori i Drejtorise, ai drejtori i vogel e deri tek roja tek dera qe vjel ndonje 2-mije lekesh, se le njerezit te parkojne tek parkingu i institucionit.

          • Po jo ore ca na vret ajo, .Ju nuk duhet te mereni me qimwn dhe te mos shikoni traunqe ju ka zene syte.

            Majko eshte nje i koruptuar dhe i rekruruar nga sherbimet greke,
            sepse ka fshehur 2 milipn dollare ne bankat greke te Qipros,
            ..Kete fakt Majkos ja ka thenw hapur ish depudeti i PS , Ilir Gjoni,…..dhe Majko atehere nuk e pergenjeshtroi….

            Duhet qe ti themi gjerat me emrin e tyre,.
            Keta njerez te tille ,
            te pakten te largohen nga politika , jo te qendrojne akoma ne polirike duke na bere moralistin,
            kur nderkaq jane te zhyrur ne llumin e tradhetise

  • o majko ngele me dore ne zemer……….ke qe 18 vjec deputet e po del ne pension ske bere ndonje gje te mbahesh mend, mire ishe te beheshe prift.

  • Kete mentalitet ka ky popull dhe kete mentalitet kane bijte e tij qe e udheheqin, jane mesuar vetem me bakshishe, korrupsion dhe pandershmeri, cdo hall duan ta zgjidhin me rruge te padrejta, sepse kerkojne me pas ate qe nuk i takon.

  • Po pse nuk e denuncove kete rast ne parlament,dhe te ngrihej nje komision hetimor per te ardhurat e medha te gjyqtareve,apo jeni miq,dhe i hedh keto shashka per demagogji.Meqense e pe rastin nuk te duket urgjente te riformohet dhe te hetohet drejtesia,se me gjepura si keto jemi te ngopur.

  • flasin per korrupsionin nepergjithesi te koruptuarit ,per njeri tjetrin.
    edhe per gjykatesit ,por jo te gjithe e meritojne, fjalen te korruptuar.
    ligjet jane,kotollohet pasuria dhe dali emrat.jo shashka………
    por edhe ju qe kritikoni e beni jo se ju dhimsen parate e vjedhura te njerezve te thjeshte,por per tu vetdeklaruar vete te paster,

    Krijove nje UNIVERSITET TE .MBROJTJES” SKENDERBEJ”,pa efektivitet duke rritur shpenzimet per cdo student 2 vjet me shume dhe me kosto shume te larte +pagat e pedagogeve te ekonomise,inxhinjerise
    Ne vitet 1970-80, forcat e armatosura emeronin nga jeta civile ,te diplomuar ekonomiste,financjere,inxhinjere,juriste per nevojat e saj,e keshtu uleshin shpenzimet e ushtrise.
    Keta kuadro ju i nxoret ne reforme,megjithese ligji i lejonte ,te perjashtoheshin nga reforma si specialiste universitare.ju ndryshuat ligjin,se ata ishin barrikade ne zbatim te ligjit,dhe nuk i afruat as si rezevista, si ne vendet e Natos.
    ju i plotesuat me miq,te pafte qe ju te mos kishit asnje mendim te kundert,se ata ishin koke bardhe.
    sa keq,tani dhe ju jeni koke bardhe,po me nje ndryshim se ju e keni statusin qe nga shkolla dhe pa asnje dite pune,u bete MINISTER,e ata tani kerkojne statusin e qe ju nuk e zbatuat.

  • flasin per korrupsionin nepergjithesi te koruptuarit ,per njeri tjetrin.
    edhe per gjykatesit ,por jo te gjithe e meritojne, fjalen te korruptuar.
    ligjet jane,kontrollohet pasuria dhe dalin emrat.
    jo shashka………
    por edhe ju qe kritikoni e beni jo se ju dhimsen parate e vjedhura te njerezve te thjeshte,por per tu vetdeklaruar vete te paster,

    Krijove nje UNIVERSITET TE .MBROJTJES” SKENDERBEJ”,pa efektivitet duke rritur shpenzimet per cdo student 2 vjet me shume dhe me kosto shume te larte +pagat e pedagogeve te ekonomise,inxhinjerise
    Ne vitet 1970-80, forcat e armatosura emeronin nga jeta civile ,te diplomuar ekonomiste,financjere,inxhinjere,juriste per nevojat e saj,e keshtu uleshin shpenzimet e ushtrise.
    Keta kuadro ju i nxoret ne reforme,megjithese ligji i lejonte ,te perjashtoheshin nga reforma si specialiste universitare.ju ndryshuat ligjin,se ata ishin barrikade ne zbatim te ligjit,dhe nuk i afruat as si rezevista, si ne vendet e Natos.
    ju i plotesuat me miq,te pafte qe ju te mos kishit asnje mendim te kundert,se ata ishin koke bardhe.
    sa keq,tani dhe ju jeni koke bardhe,po me nje ndryshim se ju e keni statusin qe nga shkolla dhe pa asnje dite pune,u bete MINISTER,e ata tani kerkojne statusin e qe ju nuk e zbatuat.

  • Eshte turp per lexuesin te merren me komentet e Kacurrelsit Strazimiri, Thuthuqi Paloqe e Toci Bylykbashi, akoma e kane mendjen tek tranvestitja Zana ish ne krye te ILDKP.

  • Ju lumte atyre o Pano kur jeni ju te pa afte ata le ta tallin trapin.Pa fute nje ne burge po do shohesh si do te ndryshojne gjerat.

    Po ty Pano nuk te pjerdhe njeri. Ti dhe kur ishe Minister i Mbrojtjes dhe per babane tend nuk bere dicka qe te merrte nje pension pleqerie persembari si mender ushtarak qe ka qene.

  • Per te luftuar korupsionin! Ha! ha! ha! Shqiptaret jane kriminele dhe poshtersia eshte fytyra e vertete e shqiptareve. Edhe keta politikane jane vetem e vetem shqiptare. Lufta kunder korrupsionit behet me ligje, e ligjet duhet te dini ti beni? Kerkoni ndihme nga Europa e Amerika, e çfare eshte Europa e Amerika? Kane specialiste me te mire ata se ka pas shqiperia ne 1990? I gjithe ligjislacioni themeltar shqiptar duhet ndryshuar. Duhet bere kushtetute e re, bere ligji elektoral, ligji mbi partite politike etj etj. Sa i perket deklarimit te te ardhurave duhet bere ligji i ri O Zotni Majko. Kam degjuar se ke punue KM! Ha! ha! ha! Eshte e thjeshte Z. Majko, zgjidh ose ligjin europian, ose ligjin e PPSH. Ne Europe Z. Majko jane te gjithe qytetaret pa perjashtim qe deklarojne te ardhurat dhe behet kryqezimi i te dhenave te ardhura te deklaruara dhe prona etj etj. Se nuk te pelqen Europa bej siç bente PPSH qe ne fund te dhjetorit bente rregjistrimin e pasurise shtepi per shtepi. Te shkruante sa karrige ke, sa lope, sa divane, sa krevate, sa shtepia etj etj e njejta gje ka pas ndodhe edhe ne kohen e Zogut qe edhe sa keca ke e rregjistronte. Ka edhe ligje te tjera qe duhen bere per ta kuadruar ne menyre te tille sa, as ne mendje mos ti shkoje kujt te beje korrupsion pa larguar asnje nga puna. Me pas do te beja nje ligj per te amnistuar te gjithe te korruptuarit duke e kufizuar vetem me sekuestrim pasurie dhe ndalimin per te bere pune publike e tendera publike.

  • kY Pandi Mamaja ( po shqiperoj mbiemrin e tij sllav ), u cudiska me vajtje-ardhje dhe ndeshje te pare ne Gjermani nga gjygjtare dhe nuk cuditet me deklarimin e pasurise ” te fukarait ” Rama prej 3000 euro?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *