Berisha thotë prapë Lamtumirë

redaktor

Vdekja e Nobelistit, Gabriel Garcia Marquez ka bërë që shumë njerëz t’u rikthehen thënieve dhe veprës së tij. Këtë gjë e ka bërë dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në profilin e tij në Facebook, ai ka postuar kryeveprën e Marquezit “Lamtumirë”.  Shumë nga komentuesit kanë menduar se kësaj here Berisha e ka lamtumirë prej vërteti  Madje disa prej tyre i kanë sugjeruar që të heqë dorë me nder, por të tjerë tallen duke thënë që tani shkoi shumë vonë për ta ruajtur sado pak nderin. Të tjerë, fjalinë “sikur të kisha një copëz jetë” të thënë nga Berisha e kanë lexuar “sikur të kisha dhe pak pushtet”. Ne shkëputëm një varg nga postimi i Berishës: “Mësova se të gjithë duan të jetojnë në “majën e malit”, pa kuptuar se lumturia qëndron në mënyrën se si zbret “faqen e pjerrët”. Mësova se kur fëmija e porsalindur shtrëngohet mbi pëllëmbën e tij të vogël, për herë të parë gishti që zgjatet i babait të tij e robëron përgjithmonë . Mësova se njeriu ka të drejtë ta shohë tjetrin nga lart, vetëm kur duhet ta ndihmojë të çohet”. Ky asht Saliu i ndjeshëm!

Share This Article
9 Comments
  • Aman sali mos qaj per shkrimtarin-Qaj per varret qe ke hapur…Por ti s’di te qash-Ti di te besh gjak dhe te vrasesh..Ti je nje kafshe qe nuk ndalesh per gjak!

  • Shkrimi nuk perbene as lajme e jo me vlera, prandaj nuk ka kuptin te pyetemi si ndjehemi kur e lexojme shkrimin. Mos ka ardhur koha qe te zgjidhen me mire ato per te cilat shkruhet ne gazeta???? Mos ka ardhur koha qe mos te shkruhet kaq shume per disa “personalitete”, sepse na u bene “si kali balash”.
    Me respekt V.Duka.

  • Thenia .;njeriun duhet ta shohesh nga lart vetem kur ai ka nevoje per ndihme dhe ti duhet ti japesh doren; eshte e te ndjeri Garsia Marquez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *