Hamilton në ‘pole position’ në pistën e Shangait

anazapta

Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, ka siguruar ‘pole position’ për Garën për Çmimin e Madh të Kinës që do të zhvillohet të dielën në Shangai.

Britaniku ishte për 0.595 të sekondës më i shpejtë, se piloti i Red Bullit, australiani Daniel Ricciardo, i cili u rendit i dyti, kurse kampioni në fuqi, Sebastian Vettel, starton nga vendi i tretë.

Ky është starti i tretë nga pozita e parë për Hamilton në katër gara këtë sezon dhe i 34-ti në karrierën e tij në Formula 1.

29-vjeçari do ta ketë mundësinë që të regjistrojë het-trik fitoresh dhe të marrë pozitën e parë në renditjen e përgjithshme të pilotëve, të cilën aktualisht e mban piloti tjetër i Mercedesit, Nico Rosberg.

Vozitësi i Ferrarit, Fernando Alonso, është pozicionuar në vend të pestë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *