Shkodër, zjarri shkrumbon banesën, vdes i moshuari që jetonte vetëm

redaktor

Një i moshuar ka gjetur vdekjen ditën e djeshme, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash” në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije se viktima është Fatlum Anamalaj, 70-vjeç. I moshuari ndodhej vetëm në banesë, ndërkohë që ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në ballkonin e shtëpisë. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërkohë që policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes. Trupi i të moshuarit u nxor i pajetë dhe shkak dyshohet se mund të jetë bërë asfiksia e shoqëruar më pas edhe me ndonjë atak kardiak. Ndërsa banesa u dëmtua pjesërisht dhe zjarrfikësit shuan flakët. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, por dyshohet të jetë aksidental. Një grup hetimor u ngrit për këtë rast, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve, ndërsa janë pyetur banorët dhe të afërmit e viktimës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *