Martino: Messi nuk largohet nga Barça

anazapta

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, ka konfirmuar se lojtari më i mirë i Barcelones Lionel Messi do të vazhdojë të luajë në Camp Nou, përkundër spekulimeve se ai mund të largohet gjatë verës.

E ardhmja e argjentinasit është bërë temë diskutimi në gazetat sportive, të cilat thonë se në afatin e qershorit, ai mund të nënshkruajë për një klub tjetër.

Paris Saint-Germaini dhe Manchester City janë të gatshëm për të paguar çmimin e tij.

“99 për qind e botës është e befasuar kur njerëzit flasin për të ardhmen e Messit. Këto janë komente, të cilat as që i marr parasysh. Nuk mund ta kuptoj se nga dalin çështjet për të ardhmen e tij. Ai është te Barca qe 13 vite dhe e ardhmja e tij duhet të vazhdojë te Barca”, është shprehur Martino në një konferencë për shtyp.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *