Çfarë është Romaja?

redaktor

I nderuar lexues! Romaja është varrezë tumulare ilire me 16 tuma në luginën e Drinit të Bardhë, afër Prizrenit (Kosovë). Janë përcaktuar tre faza të përdorimit të kësaj varreze: shek.VIII; shek.VI-V dhe shek.III-II p.e.s. Për madhësinë dhe arkitekturën më të plotë shquhet “Tuma e luftëtarëve” me lartësi 5 m dhe diametër 40 m, e ngritur tërësisht prej dheu mbi një varr qendror simbolik. Varret janë tre tipash: të ndërtuara e të mbuluara me pllaka guri, të rrethuara me gurë dhe gropa të thjeshta. Inventari i tyre është mjaft i pasur dhe përbëhet kryesisht nga qeramika, nga armët dhe nga stolitë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *